BallinaAktualitetHapet tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit

Hapet tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit

spot_img
spot_img

Rama: Vonesat nuk rënduan buxhetin e shtetit

Pas më shumë se 4 vitesh u pa dritë në tunelin e Murrizit. Fundjavën e shkuar u bë i mundur bashkimi i të dy anëve të kantiereve.

“Gjatësia e këtij tuneli është 3789 metra. Për të thënë të drejtën, ka qenë një vepër infrastrukturore jashtëzakonisht sfiduese pasi gjeologjia ka qenë totalisht e paqëndrushme”, tha ministrja Balluku.

Por edhe pse punimet kanë zgjatur shumë më shumë se sa ishin parashikimet për shkak të gjeologjisë që karakterizon zonën ku u planifikua tuneli, ministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit në krah të Kryeministrit Rama garanton se nuk ka asnjë qindarkë shtesë nga kontrata fillestare.

“Janë thënë shumë për kosto ekstra, për kosto të fshehura. Ne nuk kemi pasur asnjë kosto tjetër”.

Edhe Rama dhe Balluku flasin për të mirat e partneritetit me kompaninë private në këtë projekt që sipas tyre nëse do të ishte bërë krejtesisht me paratë e buxhetit të shtetit, kostot do të rëndonin shumë.

“I ngeli kostoja kompanisë, por nëse ne këtë nuk do e kishim bërë me PPP por do e kishim bërë me buxhet shteti, këtu nuk dilej nga tuneli për nja 15 vjet”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Përfaqësuesi i kompanisë Gjoka që po ndërton këtë rrugë, jep 2024-ën si afatin e përfundimit të punimeve.

Tuneli i Murrizit është segmenti i fundit i papërfunduar i Rrugës së Arbrit, pjesa tjetër është hapur për qarkullimin e automjeteve më 28 Nëntor të 2021.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular