Seanca për vendimin e ish kryeministrit Sali Berisha është shtyrë për ditën e nesërme në orën 11:00. Mësohet se avokatët kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka pasi pretendojnë për njëanshmëri nga ana e saj në procesin në ngarkim të Berishës.
Po ashtu është mësuar se kërkesa e SPAK për masën ndaj Sali Berishës është “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore.
AVOKATI I BERISHES
Nderkohe avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj tha se kjo masë është e pambështetur në ligj.
“Seanca e sotme kishte të bënte me kërkesën e SPAK për zv e masës ndaj ish Kryeministrit Berisha. Ne i kërkuam seancës të jepte dorëheqjen, për arsye që i kemi bërë të ditur. Ajo nuk u shpreh as pro as kundër.
Ne kishim dorëzuar kërkesën më parë që provojnë faktin se Berisha ka qenë kreu i KLD dhe në shkurt gjyqtarja e çështjes ishte shkarkuar
Seanca vijoj, deri në momentin kur shteruan kërkesën prokurorët dhe në bëmë disa pyetje për të cilën ata bënë sikur thanë përgjigje, por ato përgjigje nuk u dhanë
Kërkesa e prokurorëve ishte shoqëruar me prova dhe ne kërkuam të njiheshim, prandaj u vendos për nesër seanca.
Ajo që dua të denoncoj është që ndryshimi i masës së sigurisë është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pambështetur në ligj cka tregon qëllimin e SPAK jo për të bërë një provës të ligjshëm por për tu hakmarrë”, tha avokati Gjokutaj.
KERKESA E SPAK
Kujtojmë që SPKA ka kërkuar për Sali Berishën caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kjo pasi ish-kryeministri nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte ndjekur rruga parlamentare.
Kërkesa e SPAK u dorëzua në Gjykatën e Posaçme pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë Anti-Korrupsion për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.
NESER FATI I VULES SE PD
Po ashtu, të mërkurën, në datë 27, në orën 9 në dhomë këshillimi në Gjykatën e Lartë do të vendoset fati i vulës së PD-së.
Togat e zeza do të shqyrtojnë mbi bazë dokumentesh se kush ka të drejtë të mbajë logon e vulës grupi i Bashës, ose grupi i drejtuar nga Sali Berisha.
Berisha ka paralajmëruar një protestë të martën para Gjykatës së Lartë pikërisht për këtë çështje. Të dyja grupimet pretendojnë se ka të drejtë për të drejtuar opozitën shqiptare.