BallinaAktualitetZbardhet kërkesa e SPAK: Berisha nuk duhet të komunikojë me asnjë person,...

Zbardhet kërkesa e SPAK: Berisha nuk duhet të komunikojë me asnjë person, përveç atyre që bashkëjeton

spot_img
spot_img

Prokuroria e Posaçme (SPAK) në masën “arrest në shtëpi” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar që ky i fundit të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë përveç atyre që jetojnë me të.

Gjithashtu është kërkuar ruajtje me policë.

Në dokument thuhet po ashtu se adresa ku Berisha do duhet të qëndrojë është adresa e shtëpisë në rrugën “Mustafa Matohiti”.

“…me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha, duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja 1, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë, duke u siguruar ruajtja e tij me punonjës policie të shtetit, si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”, thuhet në njoftimin e SPAK.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular