BallinaKryesoreSot seanca për vulën e PD-së, ja tri mundësitë! Rithemelimi protestë para...

Sot seanca për vulën e PD-së, ja tri mundësitë! Rithemelimi protestë para Gjykatës së Lartë

spot_img
spot_img

Rithemelimi i kryesuar nga Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë sot në orën 9:00 para Gjykatës së Lartë, ku do të jepet edhe vendimi për vulën e Partisë Demokratike.

Gjykata e Lartë do të vendosë mëngjesin e së mërkurës për rrugën që do t’i japë çështjes së kujt i përket vula dhe simbolet e Partisë Demokratike. Në Dhomë Këshillimi do të shqyrtohet kërkesa e paraqitur prej mbështetësve të Berishës, sipas të cilëve, në fuqi duhet të jetë vendimi i Shkallës së Parë, ku Agron Zhukri të drejtën ia la Kuvendit të 11 dhjetorit të “Rithemelimit”.

Sipas procedurës, trupa do të ketë mundësinë që të marrë vendim pa dëgjuar palët, por në shqyrtim të dokumenteve. Të tria mundësitë mbeten të hapura, ku një është lënia në fuqi e Apelit, që kërkon rishqyrtimin e plotë të çështjes, duke shfuqizuar vendimin “Zhukri”, pra të shprehet në favor të grupimit “Basha”.

Një tjetër zgjidhje është rrëzimi i Apelit dhe lënia në fuqi e vendimit të Zhukrit, duke ia kaluar të drejtat Berishës. Në të dyja mundësitë, palët mund të ankimojnë vendimin respektiv në Gjykatën Kushtetuese. Një zgjidhje e tretë është që nga Dhoma e Këshillimit, çështja të kalojë në seancë me përballje të palëve.

Ndërkaq, procesi do të shoqërohet me protesta të thërritura nga Berisha para Gjykatës së Lartë, tubim i kërkuar në orën 09:00 në të njëjtin moment kur Gjykata e Lartë do të mblidhet për të dhënë vendimin, që ka nisur dy vite më parë në dhjetor të vitit 2021. Deputeti demokrat, Flamur Noka tregoi dje disa detaje nga protesta, ndërsa tha se nëse vula do t’i jepet Bashës, aksioni opozitar do të intensifikohet edhe më shumë.

Përballja e vetme – tha ai – është përballja dhe mosbindja civile deri në gjunjëzimin e këtij regjimi.

“Nesër do protestojnë në orën 9 para Gjykatës së Lartë. Gjykatat politike të regjimit autokratik prej dy vitesh ia kanë lënë vulën paligjshmërisht me urdhër politik të Edi Ramës. Në rast se regjimi do vazhdojë me urdhra politikë për të mbajtur peng apo të rrëmbyer simbolet tona, ne do ta përshkallëzojmë përsëri betejën tonë dhe asgjë nuk do na ndalojë në këtë rrugë. Rruga jonë është pa kthim, përballje dhe mosbindje civile deri në gjunjëzimin e këtij regjimi. Ne kemi vendos mosbindjen civile.

Ka tre muaj që mosbindja civile është demonstruar në Parlament. Tani mosbindja civile po zbret në bazë. Këto reagim, protestat janë fillimet e mosbindjes civile. Se kur do protestojmë para SPAK do ta për caktojmë, por nëse do protestojmë para xhelatëve të tokës së pushkatimit të identitetit të PD. Dekretin e pushkatimit e ka firmosur Rama. Por, a do mund ta ‘pushkatojnë’? Të jenë të sigurt që jo. Nëse është një nga ditët që ne do tregojmë që nuk mund ta na rrëmbejnë identitetin tonë”, – tha Flamur Noka për “News 24”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular