Këngëtari Ylli Limani ka qenë gjithmonë hermetik përsa i takon jetës së tij private. Përtej karrierës muzikore, ai nuk ka preferuar asnjëherë të përflitet për histori rozë e megjithatë ndonjëherë dashur pa dashur i kuriozon fansat me detaje të vogla nga përditshmëria e tij përtej muzikës.
Në një postim të fundit në Instagram, këngëtari ka zbuluar se po zhvendoset në qytetin bregdetar të Vlorës dhe kjo ka bërë që ndjekësit e tij të aludojnë nëse ai do të shkojë dhëndër aty.
Së fundmi Ylli ka blerë një apartament në Vlora Marina, projektin më të ri që po realizohet në qendër të qytetit bregdetar.
Këngëtari shfaqet në zyrat e Balfin Real Estate teksa njofton me anë të disa fotove të gjithë fansat e tij për vendimin që ka marrë duke u bërë pjesë e projektit në fjalë.
“A e dini që shumë shpejt kom me pas ni apartament në Vlorë? Në pamundësi për me shku këto ditë aty, kom ardh tek zyrat e Balfin Real Estate për me e pa ecurinë e Vlora Marina, projektit unik që po realizohet vitet e fundit në bregdetin shqiptar, Bleni mençëm, investoni mençëm”, shkruan këngëtari në postimin e tij.
A është ky vetëm një investim i zgjuar i Yllit, apo një paralajmërim për ndonjë ndryshim në jetën e tij private, apo ndoshta të dyja bashkë? Kjo mbetet për t’u parë në vijim, ku vetë këngëtari ndoshta do të na tregojë më shumë detaje.
Kujtojmë se ai ka publikuar vetëm disa ditë më parë albumin e ri “Tjetër”, dhe pothuajse të gjitha këngët janë bërë virale duke arritur shifra rekord klikimesh në fare pak kohë.