Vajza e Vangjel Tavos, Eva sot do të mbushte 24 vjeçe. Për këtë babai i saj ka shkruar disa fjalë të ndjera në emër të tij dhe familjes.
“Perëndia deshi që ajo ta festojë me engjëjt”, shkruan Vangjel Tavo, i cili thotë se i mungon pa masë vajza e tij dhe deri në ditën e fundit të jetës do të jetojë me kujtimet e saj më të bukura.
“Sot Eva do mbushte 24 vjeçe e do e festonte ditëlindjen me familjen dhe miqtë…, por Perëndia deshi që ajo ta festojë me engjëjt…
Eva ishte për ne jetë, lumturi, dashuri dhe bekim, kujtimi i saj ishte, e mbetet thesar. E deshëm e do e duam përjetësisht përtej çdo fjale e përshkrimi!
Na mungon shumë e vogla ime dhe për çdo ditë të mbetur të jetës sonë, deri në frymëmarrjen e fundit, do mendojmë kujtimet më të bukura që ti na le…
Me zemrën e pikëlluar dhe lotët e fshehtë që rrjedhin nga thellësitë e shpirtit, në pamundësi të të uroj nën të ngrohtin përqafim: Festo me engjëjt Eva, shpirti im! Vangjel Tavo dhe familja”, shkruan ish deputeti Tavo.