BallinaKronikeEMRAT/Ambulanca përplaset me autobusin me fëmijë, katër të vdekur, mes tyre një...

EMRAT/Ambulanca përplaset me autobusin me fëmijë, katër të vdekur, mes tyre një mjek shqiptar

spot_img
spot_img

Një mjek shqiptar është në mesin e viktimave të shkaktuara në një aksident të rëndë automobilistik në Itali këtë të mërkurë të 27 dhjetorit.

Mediat italiane shkruajnë se nga përplasja e një ambulance dhe një autobusi të mbushur me fëmijë të mitur, kanë humbur jetën katër persona.

Viktimat janë tre personat e ekipit të urgjencës dhe pacienti që po transportohej me ambulancë nga Fossombrone për në Urbino.

Sakaq, fëmijët e mitur në autobus, ishin një grup nga famullia Madonna della Speranza e Grottammare që po shkonin në ekskursion.

Fëmijët, që ishin nga mosha tre deri në tetë vjeç u plagosën lehtë, teksa shtatë prej tyre janë shtruar në spital.

Emrat e viktimave

Ata janë Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe mjeku Sokol Hoxha, 40-vjeçar me kombësi shqiptare. Humbi jetën edhe pacienti që po transportohej me ambulancë: 85-vjeçari Alberto Serfilippi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular