BallinaEkonomiHekurudha Vorë-Hani i Hotit, hapet tenderi për përgatitjen e projektit

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, hapet tenderi për përgatitjen e projektit

spot_img
spot_img

Faza e parë e tenderit për përgatitjen e projektit, rishikimin e Dizajnit, Mbështetjen e Prokurimit dhe Monitorimin për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit u çel këtë javë në faqen e Bankës Euripiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Kjo procedurë që kërkon konsulencë është parashikuar të ketë dy faza ku së pari shprehjen e interesit. Hekurudhat Shqiptare që janë edhe autoriteti kontraktor në këtë rast kanë njoftuar se afati për shprehje interesi do të jetë 31 janar 2024.

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit është një nga linjat për të cilën ka pasur vëmendje të shtuar pas punë ssë nisur për rehabilitimin e linjës Tiranë-Durrës dhe pjesës së re në Rinas teksa vetëm pak ditë më parë u mbyll edhe kontrata për studimin e fizibilitetit të lidhjes me Kosovën Durrës-Prishtinë.

Vlera totale e projektit është 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtarë ku vendi ynë ka kërkuar hua.

Kështu të paktën 160 milionë euro janë grant nga Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor, 100 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.

Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.

Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140). Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe).

Linja ekzistuese hekurudhore Vorë – Hani i Hotit u ndërtua në dy faza: nga Vora në Laç në fillim të viteve 1960, ndërsa nga Laçi deri në kufirin e Shqipëri-Mali i Zi, në vitin 1985.

Tërmeti i 29 nëntorit 2019 ndërpreu funksionimin e kësaj linje për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Ishëm por edhe më herët shpejtësia e kalimit të trenave ishte shumë e ulët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular