BallinaAktualitetAfera me Inceneratorin e Tiranës/ Altin Dumani: Nuk ka fraksione të ndara,...

Afera me Inceneratorin e Tiranës/ Altin Dumani: Nuk ka fraksione të ndara, hetim për çdo faktor që ka kryer vepër penale

spot_img
spot_img

Në takimin informal me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani foli edhe për hetimet në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Sipas Dumanit, nuk ka fraksion të ndarë, por hetimet vazhdojnë për çdo aktor që ka kryer veprime apo mosveprime.

“Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion. Do sqarohet pozita e secilit, çdo veprim po verifikohet! Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori  që mund të kenë kryer veprime penale, apo persona të tjerë që kanë patur në duar vendimmarrje”, është shprehur Dumani.

Sa i takon aplikacioneve Encro Chat dhe Sky Ecc, Dumani tha se jo në cdo rast përbën shkelje dhe veper penale, por theksoi se nëse ka komunikime që i kompromentojnë atëherë merren masa.

“Në çdo hetim na dalin një ose më shumë polic, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rast që tashmë është publik Xhevahir Lita! Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, por nëse ka komunikime që i kompromentojnë atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa”, u shpreh Dumani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular