Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) he policia, me urdhër të SPAK kanë ushtruar kontrolle te “Delta Pharma” dhe rrjeti i farmacive “Ditë e Natë” për grumbullimin e sa më shumë provave në kuadër të hetimit pasuror që po kryhet ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, familjarëve të tij dhe pjesëtarëve të tjerë të lidhur m
Gazetarja Klodiana Lala, raportn se ky është një hetim i ri ndaj ish-ministrit dhe nuk ka lidhje me “Sterilizimin” dhe “Check Up-in”.
Sipas saj, ky hetim ka në fokus disa kontrata dhe marrëdhëniet e Ilir Beqajt me disa prej pronarëve të kompanive farmaceutike.
“Këto kompani dyshohet se mund të kontrollohen në mënyrë indirekte, por është ende shpejt për të raportuar me siguri”, tha Lala.
Gjatës ditës së sotme (28 dhjetor) ka pasur kontrolle në disa farmaci dhe banesa përfshirë edhe atë të Beqajt, në kuadër të mbledhjes së provave të reja.
Deri më tani mësohet se janë sekuestrua dokumenta, kompjuterë dhe mjete të tjera të komunikimit.
Hetimi pasuror nuk ka nisur vetëm ndaj ish-ministrit, por edhe ndaj familjarëve të tij dhe pjesëtarëve të tjerë të lidhur me të.
Ndërkohë, hetimi po mbahet sekret në mënyrë që mos ketë mundësi për prishje të provave.
STERILIZIMI
Kujtojmë se GJKKO ka urdhëruar që ish ministri të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore, pasi po hetohet për dyshime të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.
Koncensioni i dhënë 8 vjet më parë parashikonte ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale.
Disa muaj më parë çështja, për të cilën ish ministri Beqaj është nën hetim për shpërdorim detyre në bashkëpunim, ka çuar në arrest me burg nën akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikim dokumentash në bashkëpunim dhe mashtrim ish zvëvendësministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj si dhe biznesmenin që fitoi koncensionin Ilir Rrapaj.
Hetimet e kësaj çështje bazohen në dyshimet për shpërdorim të detyrës nga zyrtarët, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera kryer në bashkëpunim, si dhe korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë.
I dyshuari për mashtrim me pasoja të rënda biznesmeni Ilir Rrapaj fitoi koncensionin në dhjetorin e vitit 2015, ndonëse menjëherë në atë kohë lindën dyshimet për korrupsion dhe mosplotësim të kritereve ligjore.
Edhe 6 persona të tjerë u vendosën me të njëjtat akuza nën arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje, si të dyshuar për bashkëpunim në këtë çështje përmes falsifikimeve dhe shpërdorimit të detyrës.