BallinaKryesoreReforma zgjedhore, lista të hapura dhe votën e diasporës, që në 2024...

Reforma zgjedhore, lista të hapura dhe votën e diasporës, që në 2024 të kthejmë besimin te politika

spot_img
spot_img

Nga Agron DUKA
Kriza politike e vazhdueshme, që herë pas here shfaqet në media dhe ndiqet fatkeqësisht me indiferencë nga qytetarët, nuk është vetëm e opozitës, por e gjithë politikës.

Siç ndodh në shumë fusha të jetës, si për shembull në atë të bujqësisë, është e sigurt që atë që do të mbjellësh, do ta korrësh. Sot politika shqiptare, me paralamentin jo funksional, me zgjedhje të parregullta, me korrupsion të përhapur në çdo degë të qeverisjes, me një pushtet absolut në duart e një individi, po korr atë që ka mbjellur në 2008-ën.

Ndryshimet e atij viti na sollën në këtë udhëkryq politik, nga i cili nuk po dalim prej vtiesh.

E nëse kërkojmë që diçka realisht të ndryshojë, që parlamenti t’i kthehet normaliteti, që politika të ketë autoritetin për të frymëzuar qytetarët e për të punuar në dobi të interesit publik, duhet që me seriozitetin më të madh, të anagazhohemi për të çuar deri në fund Reformën Zgjedhore, pra duke u marr me shkaqet e krizës e jo me pasojat.

Kjo është dhurata, në fakt është detyrim, që ne si politikanë duhet të kemi gati për 2024-ën. Një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në të cilën të përfaqësohet zëri dhe nevojat e qytetarëve për ndryshim, të kërkohet dhe mirëpritet këshillimi i partnerëve ndërkombëtar si udhërrëfyes për të gjetur një zgjidhje që prodhon mirëkuptim mes të gjitha palëve. Ky duhet të jetë angazhimi ynë parësor në këtë ndërrim vitesh, për të bërë që problematikat e 2023-shit të mos i tërheqim zvarrë në 2024-ën, e aq më tepër në 2025, kur shqiptarët duhet që jo vetëm të votojnë të lirë, por u duhet dhënë mundësia që me votën e tyre të ndryshojnë realisht dicka.

Prandaj propozimet e kahershme të Partisë Agrare Ambientaliste, faktorëve të ndryshëm opozitarë, si dhe shoqërisë civile, për lista realisht të hapura, mundësimin e votës së diasporës dhe përmirësimi i menaxhimit të procesit zgjedhor, duhet të adresohen pa humbur kohë.

Dialogu që unë dhe Partia Agrare Ambientaliste kemi nxitur, kërkuar, e jo pak herë mundësuar, duhet të kthehet në një rregull brenda opozitës dhe parlamentit. Akuzat, sulmet dhe sherret, janë të mira për të bërë lajme, por nuk e bëjnë politikn e mirë.

Edhe pse buxheti mund të kalojë në 5 minuta, kjo nuk do të thotë se nga ky akt arrogance fitojnë qytetarët.

Edhe pse karriget mund të pamundësojnë debatin, kjo nuk do të thtoë se kemi simpatinë e shqiptarëve.

Duhet të ndryshojmë. Për të ndryshuar duhet të lëmë mënjanë interesat e ndryshme personale, e të kërkojm njëzëri rrugë të reja për t’u kthyer në një normalitet të domsdoshëm.

Propozimi i partive alternative për një Federatë, është në tryezën e partive politike, të mos humbasim këtë mundësi për të krijuar një kolegjalitet brenda opozitës, me të cilin të përfaqësohemi përballë mazhorancës, e cila gjen të mosmarrëveshjet tona forcën dhe arrogancën e saj.

Ne si PAA jemi gati të bëjmë këtë hap, e kemi treguar me akte konkrete.

Jo vetëm në propozimet për reformën zgjedhore, por edhe për votën e diasporës. Për këtë të fundit, pak ditë më parë, bashkë me disa kolegë deputetë, firmosa kërkesën e përfaqësuesve të “Diasporës për Shqipërinë e Lirë”, e cila ka propozuar një draftligj për mundësimin e votës së bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Është një iniciativë tek e cila besojmë fortë, dhe do të punojmë me këdo për ta çuar përpara.

Kjo është rruga që ne kemi zgjedhur. Ajo e angazhimit konkret, që përmirëson sistemin politik, që forcon ndarjen e pushteteve, që mbështet dhe respekton drejtësisë, si një produkt i votës konsensuale të Parlamenit, vullnetit të fortë të partnerëve ndërkombëtar dhe kërkesës së qytetarëve për një reformim.

Të bindur se shumica e shqiptarëve pret nga deputetët dhe partitë politike këtë qasje dhe angazhim, ne besojmë se përmes këtyre akteve mund të forcojmë besimin e qytetarëve te politike, si i vetmi mjet për të përmirësuar bashkejetësën tonë si shoqëri. Me rimëkëmbjen e këtij besimi, me rijetëzimin e parlamentarimzit dhe debatit politik, ne mund të diskutojmë më në fund për çështje që shqetësojnë qytetarët shqiptarë.

Në fund, i vetëdijshëm se ditët që na ndajnë nga ndërrimi i viteve janë mbushur me momente festive, dua të uroj çdo shqiptare dhe çdo shqiptar për një vit sa më të mbarë e të sukseshëm, plot dashuri dhe harmoni në familjet e tyre. Me shpresën se 2024 do të jetë një vit më i mirë dhe i begatë, bindjen se mund të jetë me siguri i tillë, nëse ne do të gjejmë forcën, besimin dhe vizionin për t’u bashkuar duke krijuar më shumë mundësi të reja e për të përballuar me sa më shumë energji sfidat që kemi përpara.

Gëzuar!

May be an image of 1 person and text

All reactions:

7272

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular