BallinaAktualitetFredi Belerit i jepet 6 orë leje për të dalë nga qelia!...

Fredi Belerit i jepet 6 orë leje për të dalë nga qelia! Zbulohet arsyeja

spot_img
spot_img

Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë një leje të posaçme kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të dalë nga burgu. Shkak është bërë humbja e gjyshes së tij, ndërkohë që Beleri ka bërë kërkesë për të marrë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb, duke iu referuar avokatit të Belerit, Geni Gjyzari, mësohet se atij i është dhënë 6 orë leje. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka bërë me dije se kanë marrë masa për shoqërimin e Belerit.

Kujtojmë se Beleri ndodhet në paraburgimin e Fierit, nën akuzën për blerje votash. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular