BallinaOP EDNuk ka tragjedi pa ironi!

Nuk ka tragjedi pa ironi!

spot_img
spot_img

Ardi Stefa

Amos Oz shkruan se zakonisht tragjeditë përfundojnë në dy mënyra.

Mënyra e parë është ajo e Shekspirit: në fund të tragjedisë, të gjithë vdesin dhe skena është e mbushur me kufoma.

Mënyra e dytë është ajo e Çehovit. Të gjithë ngelen gjallë pavarësisht se mbartin brenda tyre peshën e jetës së tyre të vdekur.

Sot, do të më pëlqente që tragjeditë në politikë, d.m.th fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve tanë të përfundonin me mënyrën e dytë: atë të Çehovit. Paçka se dramaturgu shpesh është Shekspiri. Paçka se termi “tragjedi” mund të përmendet sot në kuptimin e tij të drejtpërdrejtë. Paçka se është e vështirë të vlerësosht shpesh herë të vërtetën, të bësh dallimin se kush fshihet pas hijeve, paçka se konflikti është midis demokracisë dhe vrasësve të saj, gënjeshtrës dhe të vërtetës, pandëshkueshmërisë dhe ndëshkimit.

Problemi me politikanët tanë qëndron se ata vazhdojnë të gënjejnë, mashtrojnë, manipulojnë e shtrembërojnë të vërtetën. Të vrasin idetë!

Të investojnë në karakteristikën më të qenësishme të ndërgjegjse sonë kombëtare: te zemërimi! Sepse ne duam të ndihemi që po vuajmë padrejtësinë që të justifikojmë zemërimin tonë. Por, të gjithë politiknët që përpiqen të shndërrojnë zemërimin në alternativë e propozim politik për të mbrojtur veten e interest e tre mirë do të bëjnë të mendohen dy herë! E kemi parë aq shpesh dhe në mënyra të ndryshme, saqë nuk impresionon më askënd.

Dhe përsëri të këmbëngulin në mitet që kanë krijuar për veten, edhe kur realiteti i ka përgënjeshtruar dhe, shpeshherë, edhe turpëruar. Dhe nga mitet, të cilat që në lashtësi kanë organizuar ndjeshmërinë kolektive, ata i kanë shndërruar në përralla që ndezin imagjinatën, veçanërisht të atyre që nuk e kanë.

Por në demokraci nuk kanë vlerë vetëm idetë, sado të drejta që të duken. Luajnë rol edhe ata që do t’i materializojnë. Sa të vërteta, sa ide të drejta kanë rënë në boshllëk dhe janë vrarë, sepse nuk gjetën fytyrë?

Për të ngritur në sistem pandëshkueshmërinë? Për të krijuar idhuj e kulte të rreme individi në emër të demokracisë që po vritet, të Drejtësisë që blihet, të së ardhmes që shitet.

Dhe të gjithë së bashku shesin markën e re, “arrogancën” e qeverisë, të cilës përpiqen t’i kundërvihen me arrogancën e tyre, bazuar te frika se pandëshkueshmëria që ngritën në sistem merr fund.

Ironia qëndron kur ata që kanë ngritur në sistem pandëshkueshmërinë kritikojnë ndëshkimin e merituar e të vonuar.

Por nuk ka tragjedi pa ironi!

Ashtu sikundër historia kur përsëritet vjen si tallje për protagonistët.
Karma, do më thoni!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular