BallinaAktualitetVIDEO+EMRI/Kontrollonte trafikun e drogës në 15 shtete dhe po planifikonte ndërtimin e...

VIDEO+EMRI/Kontrollonte trafikun e drogës në 15 shtete dhe po planifikonte ndërtimin e një “droni nënujor”, ky është 45-vjeçari nga Saranda i arrestuar në Amerikë

spot_img
spot_img

Është zbuluar identiteti i shqiptarit, i cili rezulton kreu i një grupi kriminal të shkatërruar sëfundmi në operacionin “Bandi-Hammer” nga DEA, policia spanjolle dhe ajo holandeze.

5 persona u arrestuan në Spanjë dhe Holandë për trafikimin e mbi 2.3 ton kokainë, sasi të kapura në Bilbao dhe Algecira të Spanjës në 2020, 2021 dhe 2022.

Ky grup, sipas komunikatës së policisë spanjolle, drejtohej nga një shqiptar i arrestuar më parë në SHBA, i cili kontrollonte trafikun e kokainës në 15 shtete përfshirë dhe Spanjën. Ai është Ylli Didani, 46 vjeç, nga fshati Janjar i Sarandës dhe prej vitesh banues në Illinois.

Ai rezulton  i arrestuar në vitin 2021 në aeroportin e Chicagos teksa vinte nga Shqipëria. Sipas mediave holandeze, ai kishte planifikuar të ndërtonte një “dron nënujor” për të transportuar kokainë nga Amerika e Jugut në Europë. Ai rezulton përgjegjës për sasinë prej 1.1 ton kokainë të kapur në Bilbao në 2020.

Operacioni “Bandi-Hammer” u zhvillua ditët e fundit dhe çoi në arrestimin e 3 personave në Spanjë dhe 2 në Holandë. Të arrestuarit janë zbuluar nga bisedat e hetuara prej muajsh në sistemin e dekriptuar PGP chats. Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, del se Ylli Didani ka themeluar në vitin 2013 një kompaninë minerare “US-MINERAL”, me zyra në Vlorë, Selenicë, dhe ishte pronar i saj me 100% të kapitalit. Ne 2021 policia shqiptare i ka sekuestruar Didanit një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë; një shoqëri sh.p.k; si dhe 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular