BallinaAktualitetApeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Monika Kryemadhit, nuk ia kthen celularin...

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Monika Kryemadhit, nuk ia kthen celularin “Iphone”

spot_img
spot_img

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi , për heqjen e sekuestros ndaj celularit të saj të markës “Iphone”. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Igerta Hysi.

Celulari i është sekuestruar Kryemadhit me vendim të GJKKO-së në kuadër të hetimeve për lobimin e LSI-së në ShBA, por Apeli nuk ia ka rikthyer sërish. Pak javë më parë ishte vetë ish-kryetarja e LSI-së që e pranoi se SPAK-u i kishte sekuestruar celularin.

Njoftimi

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 04.01.2024, ora 09:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 189 akti, datë 27.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e shtetases M.K. për heqjen e sekuestros dhe kthimin e sendit të sekuestruar (telefon i markës Iphone)”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular