Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Sarandë. Një e moshuar është hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku banonte, duke ndërruar jetë në vend.
Dyshohet se 82-vjeçarja vuante nga problemet e shëndetit mendor, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë nisur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.01.2024 dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasja H. V., 82 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 82-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për të dokumentuar rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe asaj të Sarandës, për veprime të mëtejshme.