BallinaPolitike“Rama qëndroi në hotelin e Donald Trump”, çfarë thuhet në raportin e...

“Rama qëndroi në hotelin e Donald Trump”, çfarë thuhet në raportin e Kongresit amerikan për takimet e kryeministrit

spot_img
spot_img

Kongresi amerikan ka publikuar së fundmi një raport, në të cilin ka nxjerrë faktet që vërtetojnë se, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ish-ministër dhe disa këshilltarë të kreut të qeverisë, kanë shpenzuar rreth 6 mijë dollarë në hotelin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Uashington.

Detajet specifike të shpenzimeve janë pjesë e një raporti prej 156 faqesh të titulluar: “Shtëpia e Bardhë në shitje”, i përgatitur nga anëtarët të demokratëve të Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA.

Raporti në fjalë i cilëson pagesa të tilla si përpjekje për të ndikuar mbi ish-presidentin e SHBA-ve.

Sipas raportit, në janar dhe mars të vitit 2018, tre nga këshilltarët e kryeministrit Rama, shpenzuan secili mbi 1,000 USD, ndërsa vetë Rama shpenzoi 1,158 USD gjatë një vizite në mars 2018. Gjithashtu, po sipas raportit në fjalë, Damian Gjiknuri, atëherë ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, shpenzoi për një qëndrim prej 1,025 USD në qershor 2018.

Shpenzimet përkojnë me një periudhë të trazuar në politikën shqiptare që erdhi pas zgjedhjes në detyrë të presidentit Trump. Sipas raportit, përplasja politike lokale në Tiranë u transferua në një përpjekje përtej oqeanit nga PD dhe PS për të influencuar administratën Trump nëpërmjet lobimit.

Sipas raporti të Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në hotelin e Trump në Uashington me datë 3 dhe 4 mars 2018, lidhet me një takim me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, ndaj të cilit u ngritën akuza nga prokurorë Federalë për mosdeklarimin e marrëdhënies me Ramën dhe oligarkun rus, Oleg Deripaska.

Gjithashtu, McGonigal akuzohet se përfitoi qindra mijë dollarë në cash nga një biznesmen shqiptaro-amerikan nga Nju Xhersi, Agron Neza – i lidhur me këshilltarin e Edi Ramës, Dorian Duçka.

“Departamenti i Drejtësisë [në SHBA] përcaktoi se zoti McGonigal kishte udhëtuar më parë në Shqipëri për të takuar zotin Rama disa herë dhe, deri në takimin e 4 marsit, zoti McGonigal kishte marrë 225 mijë USD në pagesa cash nga zoti Neza. Gjithashtu, pretendohet se zoti McGonigal kishte kaluar informacione potencialisht dëmtuese rreth zotit Muzin—lobisti amerikan për kundërshtarin kryesor të zotit Rama—nga zyra e zotit Rama tek zyrtarë të tjerët në SHBA,” shkruhet ndër të tjera në raport.

Sipas prokurorëve federalë në SHBA, Edi Rama ka darkuar me Charles McGonigal dhe Agron Nezën me 4 mars 2018 në hotelin Trump në Uashington. McGonigal është deklaruar fajtor për fshehjen e aktivitetit të tij në favor të kryeministrit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi ta frekuentonte hotelin ndërkombëtar Trump në Uashington, gjatë vizitës së tij në Mars 2018. Gjatë dy netëve, Rama dhe ndihmësit e tij shpenzuan 3,474 USD në hotel. Ata qëndruan në të njëjtin kat me Agron Nezën. Nuk ka asnjë të dhënë që McGonigal të ketë qëndruar në Hotelin Ndërkombëtar Trump gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa, Dorjan Duçka, një tjetër këshilltar i Ramës i përfolur në çështjen McGonigal, rezervoi katër dhoma gjatë dy netëve në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington, më 18 dhe 19 Janar 2018, me një kosto prej 1,503 USD.

Të dhënat e siguruara nga kongresmenët e SHBA, tregojnë gjithashtu se ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka qëndruar gjithashtu në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington nga 24 qershor deri më 26 qershor 2018, duke shpenzuar 1,025.66 USD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular