Këtë vit qytetarët shqiptarë do të jenë të detyruar ligjërisht të sigurojnë banesat e tyre ndaj tërmeteve. Projektligji i cili u hodh për diskutim gjatë vitet 2023, pritet të finalizohet deri në shtator të 2024-ës.
Referuar programit analitik të projektakteve që do të paraqiten për shqyritm në Këshillin e Ministrave përgjatë këtij viti, i botuar në fletoren zyrtare, një ndër projektligjet që parashikohet të kalojë në 3 mujorin e tretë është sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet i cili ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe normave për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, me qëllim mbulimin e humbjeve finaciare të pësuara nga i siguruari, për shkak të dëmeve të drejtëpërdrejta të ndodhura në pasurinë e siguruar, të shkaktuara nga ngjarjet e tërmetit.
Projektligji i hedhur për konsultim parashikon krijimin e Fondit Kombëtar të Tërmeteve, i cili do të jetë në pronësi të shtetit due do të drejtohet nga Ministri i Financave. Fondi do financohet nga policat e sigurimit, komisionet e marra nga transaksionet e risigurimit dhe të ardhurat nga investimi. Fondi do jetë përgjegjës për shitjen e policave të sigurimit; administrimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet; krijimin e përfitimeve nga investimi i të ardhurave nga policat e sigurimit; risigurimin e primit. Funksioni më i rëndësishëm i fondit do jetë trajtimi dhe pagesa e dëmeve që mbulohen nga polica e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet.
Detyrimin për blerjen e policës së sigurimit nga tërmetet, të cilat do të kenë kohëzgjatje një vjeçare, do e ketë çdo subjekt që ka në zotërim një banesë, ashtu si edhe subjektet e banesave sociale me qera, përfshirë banesat në proces legalizimi.
Në rastet kur qytetarët refuzojnë të sigurojnë banesën, projektligji parashikon privimin e shërbimeve që jepen përmes e-albania.
Së fundmi Ministri i Financave, Ervin Mete ka dhënë më shumë detaje, ku ka theksuar që skema do të aplikohet përmes një primi bazik që ofron mbrojtjen e parë për të gjithë të siguruarit, të cilët më tej mund të marrin sigurim vullnetar tek kompanitë private, dhe se do të ketë përjashtime për disa katgeori në nevojë, për të cilat primin do ta marrë përsipër ta paguajë buxheti i shtetit.
Projektligji fillestar është konsideruar kufizues nga dhomat e bizneseve dhe ekspertët e ekonomisë, pasi mbulon vetëm tërmetet deri në 5 ballë dhe jo fatkeqësitë e tjera natyrore. Nga ana tjetër është këkëruar të specifikohen rastet kur banesat janë të siguaruara për shkak të kredive bankare, në mënyrë që mos paguhen dy prime sigurimi ose qytetarët të kenë të drejtë të zgjedhin.
Elisabeta Dosku/SCAN