jesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Las Palmas, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës skuadra blaugranas arriti të kthente rezultatin në favor.
Fillimisht ishte Ferran Torres që në minutën e 55-të vendosi baraspeshën, teksa më golin e fitores, duhet të shkonte minuta e 90+3’ kur Gyndoan do të shënonte nga pika e bardhe e penalltisë duke i siguruar 3 pikë të arta Barcelonës.
Në momentin e penalltisë, Sinkgraven u ndëshkua me karton të kuq. Me këtë fitore, e cila ishte e 12-ta në 19 javë, skuadra e Ksavit u ngjit në kuotën e 41 pikëve. Tashmë diferenca nga Reali dhe Girona është 7 pikë.