BallinaSport“Broja, një nga sulmuesit më me potencial në Europë”, Poçetino këshillon sulmuesin:...

“Broja, një nga sulmuesit më me potencial në Europë”, Poçetino këshillon sulmuesin: Pritshmëri masive ndaj tij, gjithmonë tallemi me të që…

spot_img
spot_img

“Broja, një nga sulmuesit më me potencial në Europë”, Poçetino këshillon sulmuesin: Pritshmëri masive ndaj tij, gjithmonë tallemi me të që…

Goli i shënuar nga Armando Broja ndaj Preston në ndeshjen e Kupës FA ka lehtësuar sulmuesin e kombëtares shqiptare, por edhe trajnerin Poçetino, i cili mendon se kjo është mënyra më e mirë e mundshme që futbollisti të nisë të bëjë hapa të tjerë para në zhvillimin e tij.

Duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku i londinezëve nuk ngurroi ta cilësonte Brojën si një nga sulmuesit me më shumë potencial në Europë, për të cilin kishte pritshmëri të jashtëzakonshme. Por ai theksoi gjithashtu se lojtari duhej ta përdorte këtë paraqitje të tij, për të konsoliduar më shumë besimin që është krijuar rreth aftësive të tij.

“Ishte shumë e rëndësishme për të që shënoi, por dua të jem i sinqertë, mendoj se duhet të përdorë këtë lloj ndeshje që të përmirësohet, jo vetëm në gjendjen fizike apo kapacitetin që ka për etikën e punës, ai duhet të bëjë një hap para dhe të ecë përpara dhe të qeshë më shumë dhe të jetë më pozitiv sa i përket mënyrës që i duhet për të përmirësuar lojën e tij. Ai ka potencial të mahnitshëm, po flasim për një sulmues të ri këtu në Angli apo Europë, një nga ata me më shumë potencial. Ai duhet të shtyjë veten para dhe ne do të mundohemi që ta ndihmojmë, që ta kuptojë se nuk është kurrë mjaftueshëm dhe të punojë me të vërtetë shumë.

Meqë ra fjala, ai ka vuajtur në të kaluarën një dëmtim të rëndë, thuajse një vit jashtë dhe tani i nevojitet kohë. Nuk është e thjeshtë për të që të paraqitet dhe të jetë në nivelin që ne presim. Pritshmëria jonë për të është masive dhe ne me të vërtetë kemi nevojë për të ndaj do ta nxitim.

I kam thënë që kur të dalësh në fushë, qesh, pasi kështu shënon. Është një këshillë, mos e merrni në mënyrë negative, është pozitive. Ne tallemi shpesh me të që ka nevojë buzëqeshë që të ketë më shumë energji pozitive dhe të jetë më shumë i lumtur”, tha Poçetino pas ndeshjes për sulmuesin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular