Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (7 janar) në qytetin e Vlorës, ka ka mbetur i vrarë me armë zjarri një 22-vjeçari,
Raportohet se i riu është qëlluar për vdekje me snajper në banesën e tij në lagjen “Hajro Cakërri”
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, ndërsa po punohet për kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.