BallinaAktualitetFOTO+EMRI/ Aksidenti i merr jetën në mënyrë tragjike 32-vjeçarit shqiptar në Itali,...

FOTO+EMRI/ Aksidenti i merr jetën në mënyrë tragjike 32-vjeçarit shqiptar në Itali, ishte baba i dy fëmijëve të vegjël

Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për Eduart Hoxhën, babai i dy fëmijëve, ndërroi jetë pasi makina e tij Fiat Punto u përplas me një Audi në zonën e Mosciano-s.

Viktima jetonte prej vitesh në këtë zonë së bashku me gruan dhe dy fëmijë të vegjël. Ai sapo kishte mbaruar turnin e punës kur ndodhi aksidenti tragjik.

Shoferi i makinës tjetër, një 25-vjeçar, pësoi lëndime të lehta.

Mësohet se pasi zjarrfikësit kanë nxjerrë shqiptarin nga makina e kanë nisur për në spital, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së këtij aksidenti të rëndë, që i mori jetën të riut shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular