BallinaKronikeIshin kthyer në tmerrin e qytetarëve, arrestohen tre hajdutët në Tiranë, autorë...

Ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve, arrestohen tre hajdutët në Tiranë, autorë të disa vjedhjeve me dhunë

spot_img
spot_img

Policia e Tiranës thotë se ka vënë në pranga tre persona, autorë të disa vjedhjeve me dhunë të qytetarëve në disa zona të kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit të koduar “January” u vunë në pranga një 19 vjeçar dhe dy të mitur nga 17 vjeç. Policia sqaron se “nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, iu kanë vjedhur me dhunë, disa shtetasve, shuma të ndryshme parash. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit janë autorë të dyshuar të 4 vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, në disa lagje të Tiranës”.

Po ashtu gjatë kontrollit të banesës së njërit prej 17-vjeçarëve, shërbimet e Policisë, gjetën doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan  cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policise

Shërbimet e DVP Tiranë angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “January”, nga Komisariati Nr. 2, Nr. 1, Nr. 3 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Vodhën me dhunë, shuma të ndryshme parash, identifikohen dhe vihen në pranga 3 autorët e dyshuar.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste vjedhjesh, të dyshuara të kryera nga 3 të arrestuarit.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis, që iu gjetën në banesë, gjatë kontrollit nga Policia, njërit prej të arrestuarve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Nr. 1, Nr. 3, dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacioneve të marra se në zona të ndryshme të Tiranës, tre shtetas kishin kryer tre vjedhje me dhunë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin E. Sh., 19 vjeç, si dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, iu kanë vjedhur me dhunë, disa shtetasve, shuma të ndryshme parash. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit janë autorë të dyshuar të 4 vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, në disa lagje të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej 17-vjeçarëve, shërbimet e Policisë, gjetën doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan  cilësinë e provës materiale.

Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular