JO VETEM SKENDERBEU POR EDHE HOMERI DHE ALEKSANDRI I MADH ISHIN DIBRANE
Homeri, emri i tij i vërtetë ishte Astynax.
Është një nga filozofët dhe shkrimtarët më të mëdhenj që ka pasur bota. Filozofia e tij është aktuale edhe sot mbas tremijë e dyqind e shtatëmbëdhjetë vjetësh histori. Të gjithë filozofët e mëvonshëm dhe shkrimtarët e periudhës së antitektit, në një mënyrë apo një tjetër i referohen posaçërisht Homerit, sidomos kur shkruhet dhe flitet për luftën e Trojës. Poezitë e tij epike, Iliada dhe Odisea, ndihmuan në formësimin e ideve, për detyrimet e një burri ndaj dinjitetit të tij. E gjithë bota u mbështet në pikëpamjet e Homerit dhe i kaluan ato në civilizimin e mëvonshëm.
Por, disa historianë antik më vonë thanë se kjo është e pa mundur për Homerin, sepse nuk është e mundur që të shkruhen tridhjetë e dy libra nga një njeri i verbër. Gjithashtu ata thanë: Shtatë qytete që nuk ishin miqësore me të pretenduan të ishin vendlindja e tij.
Atëherë me të drejtë lind pyetja se kush ishte dhe nga ishte filozofi ynë i Madh?
Në periudhën që Homeri shkroi Iliadën (Iliridën), ai përdori shkrimin e dorës, si e vetmja alternativë e kohës. Shkrimi i dorës i cili kishte filluar të përdorej rreth 4000 vjet p.e.s, ishte pjesë e civilizimit antik.
Historia e Trojës u shkrua fill sapo mbaroi lufta dhe bazohet në prova të besueshme. Ne mund të supozojmë disa gjëra për Homerin nga poezitë e tij. Kthimeve në shtëpi të heronjve helen ishin tradicionale në kohën kur Homeri jetoi. Po gjithashtu ishte përcaktuar përbërja epike si formë letrare. Episodet që përdori Homeri, duke i endur në unitet dramatik u kanë dhënë frymë jetës së personazheve të tij. Pothuajse të gjithë personazhet e tij janë luftëtarë fisnikë. Por krahasimet e tij poetike, të cilat pasqyrojnë interesat e tij, nxirren nga vëzhgimet mbi njerëzit e përulur që punojnë dhe njëkohësisht edhe për kafshët e fermës.
Gjatë viteve 1700 dhe 1800 A.D, shumë menduan se Iliada dhe Odisea ishin punë arnash, të bashkuara nga balada, të ndara deri në vitet 500 para Krishtit. Ata argumentuan se poezi kaq të gjata nuk mund të kompozohen pa artin e të shkruarit dhe ideja se ai, pra Homeri ishte grek, nuk është e vërtetë sepse grekët e viteve 700 p.e.s, nuk dinin të shkruanin. Ata sajuan mospërputhjet në poezi, pjesë të të cilave mund të hiqeshin pa ndikuar në komplot.
Studiuesit zbuluan dhe shpjeguan mospërputhjet e disa historianëve lidhur me luftën e Trojës duke vërejtur se kur një poet merret me një kohë të kaluar, është e natyrshme që ai të afrojë periudhat historike më afër sesa ishin në të vërtetë.
Mund të ketë pasur shtesa të vogla nga poetë të tjerë, por shumica e kritikëve bien dakord që sejcila poezi ishte shkruar nga një njeri. Sepse Iliada pasqyron idealet e luftëtarëve dhe Odisea ato të një shoqërie të vendosur. Gjithashtu, të gjithë studiuesit thonë se Homeri i shkroi të dyja poezitë.
Shumë histori, sa të vërteta e sa të sajuara, janë thënë për luftën e Trojës. Kanë qenë të shumtë shkrimtarët dhe jo akademikët, të gatshëm për të provuar dhe dikush me dashje apo dikush pa dashje kanë bërë eksperimente të panevojshme dhe që kanë fshehur të vërtetën historike për luftën e Trojës.
Lufta e Trojës nuk është një mitologji, ose thjeshtë një poezi, por lufta e Trojës është histori. Të dhënat që ekzistojnë nga kjo histori janë të shkruara, ku tregon se lufta e Trojës është lirike, shkruar nga Homeri në një libër tërheqës, kumbues, interesant, gjithashtu e vërtetë.
Kjo është një luftë që ne gjejmë në një nga luftërat më të famshme në histori të antitektit. Në këtë libër ne do të gjejmë të shkruar një histori mbi tre mijë e dyqind vjeçare, shkruar nga filozofi i madh Homeri i cili me stilin e tij, me përshkrimet që ka bërë ka triumfuar. Lufta e Trojës është gjithashtu edhe military epic, duke ndërthurur së bashku faktin dhe trillimin në një log beteje ku luftonin për personalitet më të fortët, më të zëshmit, më të pashmit dhe më trimat.
Lufta e Trojës i jep Homerit respekt i cili përshkroi një nga momentet sublime si tregimtar i të gjitha rrëfimeve. Ai na ka sjellë një material të rrjedhshëm dhe asimilues. Bekgraundi i tij historik është mahnitës. Pasioni i tij për këtë histori është evident në mënyrën se si e ka shkruar, si na e pikturon situatën luftarake.
Përshkrimi i Homerit është prefekt, konciz, dhe që prezanton mënyra se si një ushtri mund të improvizojë.
Një nga autorët që ka shkruajtur për luftën e Trojës thotë se: Antitekti historik i Greqisë fillon 700 p.e.s. (B:S.page xv). Po kështu ai thotë se Alekxandri i Madh (conqured all Greece as well as Persian Empire). (p.g. xv).
Teksti i veçantë dhe më i rëndësishmi, lidhur me luftën e Trojës janë, Iliada dhe Odisea dhe quhen poema epike. Historianët antik thonë se, Iliada është shkruar afër mbarimit të luftës së Trojës dhe mbulon rreth dy muaj konflikt.
Po a është gjithçka e mjaftueshme që është thënë për ekzistencën e Trojës, e vërtetë?
Unë personalisht mendoj se jo. Troja, mbas luftës u kthye në një vend të shkretë por duhet të dimë se para luftës Troja ishte një tokë e lulëzuar. Dokumentat e reja lidhur me luftën e Trojës japin të dhëna se gjuha e përdorur në Trojë ishte e njëjta gjuhë që përdornin hititet. Unitet Kingdoom of Hitits përbëhej nga popullsi pellazge, ku flitej e njëjta gjuhë dhe ajo ishte gjuha e sotme shqipe.
Në bazë të të dhënave që janë arshivuar në lidhje me historinë e luftës së Trojës, konsiderojnë me vitin 1194 p.e.s. Sipas asaj që është thënë se lufta e Trojës ka zgjatur dhjetë vjet, bie në kontradiktë me gjetjet e reja që citojnë se lufta e Trojës ka zgjatur vetëm 49 ditë.
Konflikti u zhvillua në Trojë (Lezhe) dhe përfundoi aty ku nisi. Ishte konflikti më i madh që kishte ndodhur ndonjëherë në histori. Sipas historianëve antik mendohet se pala helene mori pjesë me rreth 100.000? burra dhe me 1186 anije? Më e shumta që kemi mësuar deri tani, lidhur me luftën e Trojës, ka qenë gabim sepse është bërë një manipulim i madh. Lufta e Trojës është bërë midis kampionëve në duel dhe qytetarët kurrë nuk u futën në konflikt. Ndërsa përsa i përket kalit të Trojës, ai ka qenë një mit dhe asgjë më shumë.
Jemi mësuar se Homeri e shkroi Iliadën dhe Odisenë pesëqind vjet pas ndodhisë së luftës së Trojës dhe kjo në formë bejtesh, por të dhënat e fundit janë kundra këtij manipulimi. Në kohën e bronxit luftërat janë dokumentuar shumë mirë. Në periudhën midis viteve 1300–1200 p.e.s, që u takojnë kohës së bronxit, civilizimi ishte internacional. Ekzistojnë akoma edhe sot evidenca të bollshme për Assyrianët, Canaan, Egjypt, dhe Hitites.
Ndërsa historianët e Mesapotonisë vendosën në perspektivë ngjarjet e zhvilluar në Trojë dhe që pasqyroheshin shumë saktë me Iliadën dhe Odisen. Po ta shohësh me ngjarjet e kohës, shumë histori që ka përshkruar Homeri janë të vërteta, sepse kanë të njëjtën zhvillim kronologjik në periudhën e fundit të bronxit.
Si nga armët e përdorura, surprizat e goditjeve natën, luftërat me pjesëmarrjen e kafshëve (kuajt), betejat midis kampionëve, goditjet me shpata, goditjet me hark e shumë të tjera ndodhive tregojnë për seriozitetin e trajtimit të ngjarjeve nga vetë Homeri.
Sipas të dhënave të mbajtura në periudhën e bronxit, Homeri riprodhon stilin e literaturës së asaj kohe. Shkrimi i dorës tregoi civilizim dhe është një aftësi e rëndësishme në jetesën moderne. Burrat parahistorik shpikën “shkrimin” e parë të papërpunuar. Ata vizatuan fotografi të kafshëve të egra në muret e shpellave dhe strehëzave shkëmbore. Fotografitë e tyre tregojnë historinë se si ata gjuanin për ushqim. Më vonë burrat i bënë pikturat e tyre më të thjeshta. Fotografitë gradualisht u bënë shenja të thjeshta figurash, të quajtura piktografë. Secili piktograf qëndronte për një fjalë ose një ide. Ky lloj i shkrimit të pikturës ndoshta arriti pikën e tij më të lartë rreth 4000 p.e.s.kur pellazgët shpikën alfabetin.
Në alfabet, një shenjë e shkruar qëndron për një tingull në gjuhën e folur. Për shembull, shkronja “A” përfaqëson një tingull të caktuar. Po tu referohemi historianëve antik ata thonë se: – Fenikasit zhvilluan më tej alfabetin. Por nga studimet e mëvonshme janë po historianët antik që thonë se alfabeti fenikas ishte alfabeti hitit. Pra ishte alfabeti hitit që fenikasit e huazuan nga pellazgët. Të dy dorëshkrimet dhe shkrimet kursive vijnë nga alfabeti pellazg. Në fakt, ne shqip-folësit e sotëm shkruajmë një numër letrash pothuajse tamam siç i shkruanin pellazgët e hershëm dhe romakët më vonë. Në mënyrën e të shkruarit, termi shqip i referohet shkronjave drejt dhe nga lart-poshtë, të ngjashme me ato që përdoren në shkrimet e dorëshkrimeve edhe sot.
HOMERI ËSHTË NJË NGA KLASIKËT MË TË MËDHEJ TË BOTËS, POEMA E TIJ, ËSHTË EDHE SOT E KËSAJ DITE E FAMSHME, E BUKUR PËR KARAKTERIN E SAJ TË SHKËLQYER, SI DHE PËR HISTORINË E SAJ INTERESANTE TË AVENTURËS
Gjatë periudhës Pellazgo-Ilire, Filozofët tanë prodhuan libra të bukur, të shkruar plotësisht me dorë. Ata i zbukuruan faqet me shkronja të zbukuruara, bordura dhe fotografi. Shumë muze i vlerësojnë këto libra si kryevepra të shkrimit. Para Krishtit ekzistonte një bibliotekë me rreth pesëqind mijë kopje librash që u dogj në vitin 640 A.D. Qëllimi ishte zhdukur e identitetit tone kombëtar. Paralel me alfabetin, pellazgët shpikën edhe bojën e shkrimit. Mbeturinat që kishte lënë tymi i oxhakut dhe lëngu i disa bimëve u përdorën fillimisht bojë për të shkruar megjithëse me kalimin e kohës gjërat kanë ardhur duke u përmirësuar. Llambë dhe qymyr të përzier me ngjitës u përdorën gjithashtu si bojë.
Homeri përdori shkrimin e dorës, kur shkruajti Iliadën (Iliridën) dhe Odisenë, rreth tre mijë vjet pasi kishte dalë alfabeti i gjuhës së shkruar. Periudha kur u bë lufta e Trojës i përket asaj periudhe kur ishin krijuar shtetet. Dhe ç’do dokument mbahej me saktësi të konsiderueshme.
Iliada dhe Odisea, të dy librat e Homerit janë shkruajtur në gjuhën shqipe. Të tridhjet e dy librat e shkruar përshkruhen nga një stil i pastër i të shkruarit shqip dhe ka një përdorim të gjerë të dialektit gegnisht. Këtu po prezantoj një pjesë të fjalëve dhe shprehjeve që Homeri ka përdorur në 32 librat e shkruar nga ana e tij.
Zeusi i fuste spica Herës. Iliada Faqe 79-5.
Goditi dhe e la shakull. Iliada Faqe 82-120.
Ndërkaq përdore e mbante Agamemnoni, thellë duke fsharë mes shokëve të brengosur. Faqe 84-175. Vrik shkabën çoi. Faqe 174-285.
Vikatën Danajt. Faqe 96-590.
Shyt përdhe e gremisi. Faqe 98 – 20. U grahën kuajve. Faqe 106-290.
Cytën me fjalë therëse. Faqe 113 -510.
Por ai s’kishte gajle. Faqe 113-525.
Me trinën e dorës. Faqe 114-555.
Nga logu i akejve.. Faqe 118-715.
Heshtën në bark ja rrasi. Faqe 119-750.
Malcu plaga. Faqe 126-970.
Voc-rroku, Faqe 126-975.
Rreptë duke bërtitur ju gërmush. Faqe 132-70.
Sharrtor i urtë u tregoi shtegun. Faqe 145-535.
Ngryk lockën e vet e mori Hektori. Faqe 146-580.
Shtije ti i pari. Faqe 156-265.
Kapi një curr. Faqe 157-305.
Gajret moj bija e detit. Faqe 167-50.
Ik shpejt o cucë e ligë. Faqe 171-190.
U briti kuajve. Faqe 172-210.
Bash sonte danajt do të marrin detin. Faqe 172-225.
Mjaft më moj gjustër. Faqe 173-240.
Me bisht të syrit e pikasi. Faqe 176-350.
Kuajve të dirsur jepu të hanë. Faqe 184-640.
Midis të gjitha këtyre shprehjeve që unë kam zgjedhur dhe që janë në dialektin dardan janë disa shprehje të veçanta që përdoren vetëm në një zonë të veçantë siç është Ilirida (Dibra)…
Homeri tek Iliada ka përdorur fjalën “cucë.” Kjo fjalë përdoret vetëm në trevat që përmenda më sipër.
Shkrimtarët e këtyre trevave, në shkrimet e tyre përdorin gjerësisht gegnishten dhe në publikimet e tyre mund të përdorin fjalën vajzë, çikë, gocë si dhe fjalën cucë, por shkrimtarët që nuk janë pjesë e kësaj zonë nuk e përdorin kurrë fjalën “cucë”.
Gjithashtu, Homeri në Iliadë ka përdorur fjalën voc, vigatën, vrik, briti, ja grisi barkun, qen burrë… këto janë fjalë që përdoren vetëm në Iliridë (Dibër).
DARDANIA ËSHTË VENDI I DIALEKTEVE
Është mënyra se si njerëzit flasin në një rreth të caktuar të një vendi, ose në një klasë të caktuar shoqërore. Dialekti ndryshon nga modelet e pranuara të të folurit të gjuhës. Në zonën e Dibrës dhe në gjithë Shqipërinë janë përdorë shumë fjalë që i përkasin dialekteve të këtyre trevave. Po kështu unë mund të anançoj disa fjalë të Dibrës, por dialekti i Dibrës ndryshon nga krahina në krahinë, e veçantë është se e kuptojnë njëri tjetrin.
Dialekti ka përdorim të lokalizuar në shqiptim dhe është pjesë e dialektit të njerëzve në atë rreth. Përdorimi i fjalëve ose shprehjeve të caktuara në një trevë konsiderohet gjithashtu si pjesë e dialektit.
Dialektet janë ruajtur në letërsi që lexuesit t’i shijojnë dhe studiojnë. Ato janë po aq pjesë e ngjyrës lokale, sa edhe gjeografia dhe zakonet. Shumë autorë e kanë njohur këtë fakt dhe janë bërë të
famshëm si rezultat. Ndër historitë e treguara dhe që është përdorë dialekti janë historitë e Ndre Mjedës, Fishta, Mark Twain për Misisipi, Historitë e Xha Remusit, të Joel Chandler Harris, të Negros Jugore dhe tregimet e Bret Harte për kampe perëndimore të minierave.
Dialektet janë edhe më të shënuara në Britaninë e Madhe. Disa prej tyre janë London Cockney, Yorkshire dhe Skocez. Rudyard Kipling përjetësoi dialektin e ushtarëve britanikë në tregimet dhe poezitë e tij. Edhe dialektet italiane përfshijnë siçiliane, romake, toskave dhe veneciane. Gjuha shqipe ka disa dialekte, përfshirë gegnishten, dhe toskërishten.
Homeri shkroi tridhjetë e dy libra në gjuhën shqipe duke përdorur dialektin gegërisht. Por edhe gegërishtja ndryshon nga njëra trevë në tjetrën. Homeri ndër fjalët e shumta që përdori janë edhe disa fjalë që i përkasin vetëm krahinës dardane, të Iliridës apo Dibra e sotme. Ai ka përdorë një fjalor te gjërë shprehjesh por unë dua të theksoj fjalët; cuca, vikati, soop, etj. Gjan – gjet diçka , Sall – veç me dhane, Masanej – ma von ., I dvetë – me pyet, Qetash – sapo , Hi- u fut , Nxan- zënë, Mahi- hije, Njesh – i ra, T’kjoftë – të shkoftë … Sen- nuk i bajn , M-xhevit- si i ke, çarpaoet- e ngatrroi…
Fjalori vjen nga fjala shqipe dhe që në latinisht u përshtat dictionarium, e cila nga ana tjetër erdhi nga
latinishtja dictio, që do të thotë thënie. Pellazgët e lashtë ishin të parët që prodhuan vepra të ngritura mbi parimet themelore të atyre që tani nuk janë, por që përdoren gjerësisht në dialektet zonale. Por shumica e fjalorëve shqip dhe latinisht ishin ose lista e fjalëve të rralla dhe e vështirësive, ose listave të specializuara të fjalorëve. Më vonë, gjatë periudhës së Mesjetës, studiuesit përdorin shumë fjalë latine, duke i përdorur ata për të shpjeguar fjalë të vështira latine që shqiptoheshin shqip më lehtë.
Nga fundi i Mesjetës, latinishtja e cila rrjedh nga gjuha shqipe, plotësoi të gjitha gjuhët që nga anglishtja,
frëngjishtja, gjermanishtja dhe gjuhët e tjera kombëtare të Evropës. Kjo ka bërë që studiuesit, të lotësojnë formimin e fjalëve për kuptimin, duke u mbështetur në dorëshkrimet latine. Fjalorët thjesht japin kuptimin e fjalëve të forta latine në fjalët e gjuhës kombëtare. Sepse këto gjuhë u pranuan në vend të secilit, nuk kishin nevojë për fjalë të reja për të lexuar fjalët e vështira të gjuhës së tyre në terma të fjalëve më të thjeshta dhe për të kërkuar formësimet gjuhësore.
Kur flasim për dialektet nuk duhet të përqendrohemi vetëm në dialektet që përdoren dhe janë përdorë vetëm në zonën që sot quhet Shqipëri apo Kosovë, por studimi duhet të shtrihet në të gjithë pellazgjinë sepse shqiptarët ishin autoktonë, të shtrirë deri në Ukrahinë, Gjeorgji, Armeni, Turqi, Kretë e më gjerë.
Kjo është detyrë e secilit nga ne që të punoi për të nxjerrë të vërtetën lidhur me ç’farë u diskutua. E them këtë sepse përveç tjerash, ishin pikërisht ata dialektet që mbajtën gjallë identitetin tonë kombëtar.
Po t’i hedhim një sy Lumës, Tropojës deri në Nish, duke përfshirë të gjithë Kosovën, Luginën, Maqedoninë e Veriut, Selanikun dhe atë pjesë që i është dhënë Bullgarisë, deri në Shkodër sipas hartave të Universitetit të Oksfordit janë Dardani. Vetë Dardania ishte e ndarë në dy regjione të mëdha: Dardania e Poshtme që prosupozon Maqedoninë plus Selanikun dhe Dardania e epër që mbulon Kosovën, Nishin dhe zonat gegnisht-folse përreth. Ndërsa Homeri na jep një pejsazh akoma më të gjërë, të Dardanisë.
Kështu që, duke ju referuar Homerit,Dardania përmbledh të gjitha ato zona që flasin gegërisht. Që nga Selaniku e deri në Shkodër dhe akoma më gjerë deri në Kotorr.
Sipas disa shkrimtarëve anonim, kanë përcaktuar se Homeri ishte nga Ohri. Lidhur me këtë unë vetë jam
skeptik me këtë përcaktim, për arsye se gjuha që përdorin banorët e zonës së Ohrit nuk është gegnisht. Ohri dhe Pogradeci si dhe zona përreth flasin të njëjtën dialekt pavarësisht se në periudhën Osmane ishin disa banorë të zonave përreth që u bënë pjesë e zones administrative të Ohrit, por gjithsesi të ardhur.
Ohri, Pogradeci, Devolli e deri në Ersekë janë pjesë e mbretërisë Ilire të Pajonëve. Një mbretëri Ilire
shumë e fuqishme që lujati një rol shumë të madh duke bashkëpunuar ngushtë me Alekxandrin e Madh në luftë kundra Persisë gati një milenjum më vonë se lufta e Trojës.
Homeri ishte në një linjë me Aleksandrin e Madh.
Origjina e familjes së Filipit dhe Aleksandrit të Madh është Ilirida perëndimore, pjesë e Dardanisë ose
Maqedonia e sotme. Mbretëria e Bashkuar Ilire, është udhëhequr nga dinastia Argead. Prejardhja e familjes në Dardani ishte shumë e rëndësishme. Rregulli i zgjedhjes së mbretit ishte i një rëndësie të veçantë pasi tek zgjedhja shikohej origjina e familjes, nga rridhte prejardhja e personit që do të ishte mbreti i ardhshëm si dhe aftësia për të drejtuar.
Mbreti në Iliri është zgjedhur gjithmonë nga një familje jo aristrokate. E them këtë sepse familja e Filipit
ishte një familje e afërt me Homerin dhe me origjinë nga veri- perëndimi i Iliridës ose Maqedonia e sotme. Sipas shkrimtarëve antik kjo familje ishte vendosur në Pella (Virgjinia), shtatëqind vjet p.e.s.
Ideja e Adrian Goldsworth tek libri (Philip and Alexander) se familja e Filipit vinte nga Peleponezi city
Argos in sowthern Helen Peleponnese nuk është e sakët.
The Argeads themselves, as we have seen, headed their pedigree with Heracles, and could this (since
Heracles was the son of Zus).
Po kështu për arsye se familja e tij, kishte prejardhje të përbashkët me familjen e Homerit . Kjo është thënë në oborrin mbretëror kur mbretëronte vetë Filipi.
Përdorimi i emrit të Herkulit është pa vend sepse sipas historianëve antik: Heroi i madh i mitologjisë, Herkuli, është një alegori evetë pellazgjisë. Ai luftoi përbindëshat dhe çliroi tokën prej tyre, ashtu si Iliria e çliroi tokën nga ideja monstruoze e supremit jonjerëzor mbi njeriun. Mitologjia pellazgjike përbëhet kryesisht nga histori për perëndi dhe perëndesha. Sipas idesë më moderne, një mit i vërtetë nuk ka të bëjë fare me fenë. Është shpjegim i diçkaje në natyrë, si, për shembull, çdo gjë në univers erdhi në
ekzistencë.
Ata erdhën nga Ilirida perendimore dhe u vendosën në Pella (Virgjinia) dhe konkuruan për të pasur mundësinë e një mbretërimi. Sipas të dhënave që vijnë nga ajo periudhë thuhet se aristrokratët e Argos, pretenduan lidhjet e tyre familjare me Homerin, si bir i perëndisë. Kështu që kjo histori është thënë dhe diskutuar në oborrin mbretëror gjatë kohës që mbretëronte Filipi. Histori të tilla ishin plotësisht të besueshme në kohën e antikitetit.
Një ndër historitë e cila ishte ruajtur dhe që diskutohej nëpër oda burrash në Dardani ishte edhe historia e Trojës si dhe Enea, Shkodranë (djali i Venusit) si pasardhësi i tyre i cili u largua natën e rënjes së Trojës për t’u vendosur në Romë.
Në periudhën e antitektit janë ruajtur histori por jo të gjitha janë arshivuar ashtu siç ndodh sot në kohët moderne. Por kjo histori që unë anunçova përsa i përket Trojës është shumë e vërtetë. Sepse jo vetëm që ka ardhur nëpër gojëdhëna por historia e dyzet e nëntë ditë luftimesh midis mbretërve në Trojë është shkruar me kujdesin më të madh nga Homeri dhe për këtë ai e ka përshkruar në Iliadë (Ilirida). Hoimeri i vendosi librit emrin e vendlindjes ILIRIDA, ndersa Iliad ashte prononcim që vjen nga gjuha angleze. Ne anglisht “R” mbytet dhe e humb kuptimin.
Homeri, një udhëtar i zjarrtë, autori i librit të parë mbi luftën e Trojës, udhërrëfyes i të shkruarit për herë të parë në historinë e njerëzimit, ka shumë për të thënë për ngjarjet mitologjike që raportohet se kanë ndodhur në vendet që ai vizitoi.
Ai e jetoi luftën e Trojës.
Poetët e mitologjisë Pellasgjike, të cilët panë se fitorja ishte e mundur në vdekje dhe se guximi nuk u mposht kurrë, janë të vetmit zëdhënës për besimin e të gjithë racës së madhe teutonike – pjesë e së cilës është Anglia, dhe ne që përmes kolonëve të parë arritëm në Amerikë.
Është e jashtëzakonshme se sa një spastrim kanë mundur të bëjnë. Disa copëza mbijetuan:
– Beowulf në Angli, Nibelungenlied në Gjermani dhe disa fragmente të humbur aty-këtu. Por nëse nuk do të ishin dy Edda Islandeze, nuk do të dinim praktikisht asgjë për fenë që formoi racën të cilës i përkasim.
Marr nga Libri”Troja Fliste Shqip”
@halil teodori