BallinaEkonomiKamza dy herë kampione e pushtetit lokal në vitet 2021 dhe 2023....

Kamza dy herë kampione e pushtetit lokal në vitet 2021 dhe 2023. Shifrat tregojnë se…

spot_img
spot_img

Performanca në drejtim, matet me realizimin e premtimeve të cilat janë të prekshme tek qytetarët në fund të çdo viti apo mbyllje të mandatit, por janë dhe shifrat zyrtare tregues e ecurisë së punëve të një drejtuesi qoftë ky në pushtet ekzekutiv apo dhe atë lokal. Vitet e fundit sa i përket pushtetit lokal vihet re një keqmenaxhim në disa bashki në rang vendi që janë në prag falimenti ose kanë falimetuar, të tjera që janë në vështirësi të theksuara financiare, por të tjera bashki përformojnë shkëlqyer.
Rasti përjashtues është i bashkisë Kamëz me drejtues Rakip Sulin. Kjo bashki jo vetëm që nuk përballet me probleme financiare por po përformon shkëlqyer në të gjitha drejtimet. Pa lënë pas dore aspak shtresa në nevojë, nxënësit me rezultate të shkëlqyera, motivimin dhe mbështetjen e talenteve në fusha të tjera, Bashkia Kamëz ka pasur dhe ka qasje ndaj biznesit ku veç klimës miqësore që kanë gjetur nga specialisti deri tek kryebashkiaku, prioritet bashkia ka pasur edhe lehtësirat fiskale për faktin sepse është ky sektor që gjeneron punësim dhe zhvillim të qytetit.  Në dy nga shkrimet e revistës së specializuar “Monitor’ bazuar mbi të dhënat zyertare te instituicioneve si INSTAT dhe Ministria e Financave rezulton se Bashkia Kamëz me drejtues Rakip Sulin ka qenë dy herë kampione e pushtetit lokal; në vitin 2021 duke qenë e para për rritjen e numrit të bizneseve, si dhe në vitin 2023 e para për investmet në rrugë.
Kampione e rritjes së numrit të bizneseve në 2011/Shifrat zyrrae të INSTAT tregojnë se numri i bizneseve u rrit gjithsej me rreth 5.5% në shkallë vendi, por në Bashkitë e Kamzës dhe Sarandës numri i bizneseve shënoi rritje sa dyfishi i mesatares kombëtare. Në anën tjetër, një sërë bashkishë patën rënie të numrit të bizneseve INSTAT raportoi se, Kamza ishte bashkia me rritjen më të fortë të numrit të bizneseve në vend, me rreth 11 % brenda në viti. Me një popullsi të re në moshë afër kryeqytetit, Portit të Durrësit, Kamza duket se është bërë tërheqëse për bizneset. Kamza që është një ndër bashkitë më të mëdha për nga numri i popullsisë, raportoi rreth 3327 biznese në territorin e saj në vitin 2022, nga 2998 që ishin më 2021”. https://www.monitor.al/kamza-dhe-saranda-me-rritjen-me-te-madhe-te-bizneseve-me-2021-belshi-dhe-maliqi-me-renien-me-te-madhe/


Investimet në rrugë në 2023, kryeson Kamza me 20% të totalit/ Gjatë 10 mujorit të vitit 2023 bashkitë në të gjithë vendin kishin investuar një total prej 5,9 miliardë lekësh (56 milionë euro) në infrastrukturën rrugore të territorit të tyre sipas të dhënave të Ministrisë së Financave që këtë vit për herë të parë bëri një raportim të detajuar të investimeve të pushtetit vendor. Nga investimet totale, Bashkia e Kamzës kryeson për nga madhësia e projekteve dhe shumë e investuar. Mbi 1,2 miliardë lekë janë investuar në këtë bashki në 10-mujorin e vitit 2023, shumë kjo e barabartë me 20 për qind të investimeve totale të krejt pushtetit vendor në infrastrukturën rrugorë në këtë periudhë. Investimi më i madh në këtë bashki ishte në pedonalen e re dhe liqenit të Paskuqanit me vlerë 112 milionë lekë ose rreth 1 milionë euro. Një vlerë të ngjashme me Bashkinë e Kamzës investoi edhe Bashkia e Tiranës me rreth 1,2 miliardë lekë për të njëjtën periudhë.https://www.monitor.al/bashkite-investojne-56-mln-euro-ne-rruge-ne-10-mujor-kryeson-kamza-me-20-te-totalit/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular