Policia ka reaguar sërish në lidhje me ekzekutimin e 22-vjeçarit, Gëzim Sinomataj në qytetin e Vlorës.
I riu dyshohet se është qëlluar nga një distancë e largët me snajper, teksa ka qenë duke qëndruar në ballkon.
Autoritet njofojnë se në lagjen “24 maji” është gjetur i djegur një automjet tip “BMW”, i cili dyshohet se i përket autorëve, ndërsa këta të fundit kanë përfituar nga errësira për t’u larguar.
Zona është rrethuar në një perimetër të gjerë të sigurisë, ndërsa vahzdojnë kontrollet.
REAGIMI I PLOTË:
Vlorë/Informacion shtesë
Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Gezim Sinomati.
Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMË”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.
Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.
Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.
Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.