BallinaAktualitet“Shtëpinë ia kam dhuruar Bedries, janë letrat”- Vjehrra e 41-vjeçares zbulon se...

“Shtëpinë ia kam dhuruar Bedries, janë letrat”- Vjehrra e 41-vjeçares zbulon se dhe vajza e të ndjerës kishte tentuar vetëvrasjen. Mesazhi për nipërit dhe mbesën

spot_img
spot_img

Vjehrra e Bedrie Lokës, 41-vjeçares që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, është shprehur se nusja e saj dhe djali kanë patur raporte shumë të mira.

Në një prononcim për emisionin “Me Zemër të Hapur,” të moderatores Evis Ahmeti në News 24, ajo ka shkuar për vizitë për vit të ri dhe nuk kanë vërejtur të ketë probleme mes tyre.

64-vjeçarja foli dhe për katin e dytë të shtëpisë, ku tha se ia ka dhuruar Bedries me dokumente dhe se nuk ka tentuar t’ia marrë, ndërsa për vëllain e 41-vjeçares që bën akuza, tha se shtëpinë e motrës së tij e ka shkelur ditën që i janë vjedhur 40 mijë eurot.

Gjatë intervistës së saj, zonja ka zbuluar se dhe vajza e Bedries, sot e martuar, rreth 5 vite më parë, ka tentuar t’i japë fund jetës, duke pirë ilaçe.

Ndërsa nipërve dhe mbesës i kërkon mos ta detyrojnë të dalë në televizor për çështjen e shtëpisë.

Dëshmia e vjehrrës së Bedrie Lokës:

Bedria me ne qeshte, fliste, si gjithmonë. S’ka pasur asgjë. Në datën 1 ka ardhur dhe më ka uruar gëzuar vitin e ri. S’kemi vënë re probleme mes tyre. Nuk e di ta ketë dhunuar, nuk jetoja me ta.

Atje te tiktok-u, Xhemali ia mbuloj të gjitha dhe nuk i kërkoi gjë. Deklaroi se e kanë nxjerrë në tiktok, djali i tha nuk ka problem.

Kam qenë në Greqi, kam ardhur me datë 24 në shtëpinë time, nuk jetoj me ta dhe nuk mund të akuzoj as atë dhe as djali.

Akuzat që bën vëllai i madh nuk janë të mira, nuk më pëlqejnë.

Me nipërit nuk kam komunikuar se kemi qenë sëmurë.

Djalit mund t’i vësh çdo lloj gjëje…, jam nëna e tij, ata kanë pas shkuar shumë mirë.

Shtëpinë ia kam dhuruar Bedries që nga 2016, me notere. Janë letrat, pse dalin këto tani?

Xhemali dhe Bedrien kanë shkuar shumë mirë.

Për helmin, që thonë e kanë detyruar ta pijë, po vajzën e Bedries kush e dhunoi që e piu? Kjo ka ndodhur para 5 vjetësh. Ajo që është e martuar sot e ka pirë, nuk di gjë pse, se kam qenë në Greqi. E dinë ata vetë.

Me fëmijët shkonte shumë mirë, nuk i ka dhunuar fëmijët.

Kërkoj nga mediat pse bëjnë akuza ndaj meje 64 vjeç. Çne, ç’kam unë?!

Vëllai i nuses, Avdiu, nuk e din derën e djalit tim deri kur i kanë vjedhur lekët brenda. Atëherë ata janë bërë vëlla e motër. Nuk e akuzoj, atij i kërkoj të mos flasë shumë.

Mos e nxirrni nënën në televizor se nëna do të marrë katin e dytë të shtëpisë. Kam shtëpinë time. Ua kam dhuruar unë, nuk gënjej.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular