I ftuar në studion e ‘Panorama TV’, mjeku Ilir Alimehmeti, ka folur në lidhje me alarmin e ngritur për fruthin, ku tha se institucionet shëndetësore duhet të shqetësohen pasi në botë, këtë sezon kemi vënë re rritje me 3000%.
Mjeku tha se shqetësues është fakti që ka një rënie të shkallës së vaksinimit, ku në 2018 ka qenë 75% ndërsa në 2008 ka qenë 94%.
Sipas tij, kjo për shkak të neglizhencës së prindërve të cilët e cilësojnë si një sëmundje të vjetër dhe e lidhin edhe me autizimin. Për këtë të fundit, mjeku tha se studimet kanë treguar se nuk ka asnjë lidhje.
“Në rast të parë duhet të shqetësohen institucionet shëndetësore sepse i shohin indikatorët. Në këtë sezon kemi vënë re rritje me 3000%. Janë vënë re 37 shtete me epidemi të forta.
Vetëm një shtet i Europës që e raportoi, por një muaj më parë më 6 dhjetor është Ruamnia që shpalli epideminë e madhe dhe i referohet uljes së vaksinimit.
Po të shkojmë në Europë, si psh Francë, Gjermani etj, kanë zona të vogla që kanë epidemi, por shkallën e vaksinimit e kanë më të madhe.
Duhet të jemi shumë herë më të shqetësuar dhe duhet punuar sepse vit pas viti kemi rënie të pranisë së kësaj vaksine te fëmijët.
Vit për vit kemi raste fruthi.
Çfarë duhet të ishte bërë. Që në 2018, raportoi se moshat 12-13 muaj, vetëm 75% kanë kalendar të plotë të vaksinave të bëra, ndërsa 10 vjet më parë, kishte qenë në 94%. Pra, ka rënë. E dimë këtë sepse u bë një keqmenaxhim i shkencës për vaksinat e Covid-19.
Prindërit kanë një neglizhencë për një sëmundje të vjetër, sic është fruthi. Neglizhencën e vëmë re në shumë shtete.
Lidhja e vaksinës se fruthit me autizmin. Është vërtetuar në miliona raste studimi që nuk është kështu. Është ndotja ambientale shkaku i autizmit. Është e vështirë të studiohet, kur bëhet fjalë për ndotësit e zinxhirit ushqimor”, tha Alimehemeti.
Epidemiologu tha se fruthi nuk është një sëmundje e lehtë, dke shtuar se mund të çojë dhe në humbje jete.
“Fruthi nuk është sëmundje e lehtë. Në afro 30 e ca mijë raste, 20 e ca mijë janë shtruar në spital. Është sëmundje që nuk kalon lehtë, është goxha e fortë.
Fatkeqësisht, dhe pse dimë sesi ta trajtojmë, çon dhe deri te humbja e jetës, ose në humbje shikimi, infeksion të trurit apo pneumoni. Është gjynah ta lësh pa e bërë vaksinën.
Efektiviteti me dozën e parë është 65% me dozën e parë, deri të 95% në dozën e dytë”, tha Alimehmeti.