BallinaAktualitetGjykata e Lartë refuzon rekursin, kompania e inceneratorit të Tiranës mbetet nën...

Gjykata e Lartë refuzon rekursin, kompania e inceneratorit të Tiranës mbetet nën sekuestro

spot_img
spot_img

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e avokatëve për të hequr sekuestron preventive mbi kompaninë “Integrated Energy B.V SPV”. Në këtë mënyrë, mbetet në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Kompania në fjalë drejton zyrtarisht incenetatorin e Tiranës dhe u vu nën sekuestro më 1 gusht të vitit 2023.

Gjashtë vjet pas miratimit të kontratës, gropa financiare është e stërmadhe me gati 100 milionë euro të shpenzuara përmes buxhetit të shtetit, tarifës së depozitimit të mbetjeve dhe tarifës së operatorëve privatë për depozitimin e dherave, ndërkohë që inceneratori i premtuar nuk u ndërtua asnjëherë.

Pavarësisht dëmeve, akuzat u kufizuan te shpërdorimi i detyrës për ish-ministrin Lefter Koka dhe 11 zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë së Tiranës, Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, ATRAKO.

Ish-deputeti Alqi Bllako akuzohet për korrupsion, ndërsa Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto për veprat penale të mashtrimit me pasoja të rënda dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për aferën e inceneratorit të Tiranës zgjatën tre vjet dhe identifikuan shtatë shkelje të mëdha ligjore në procedurat e dhënies së bonusit nga Këshilli i Ministrave, përgatitja e dokumenteve të koncesionit, studimi i fizibilitetit me të dhëna fiktive e deri te fshehja e pronësisë përmes një kompanie guackë në Holandë dhe paraqitja e të dhënave të rreme në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular