BallinaPolitikeRama i besoi drejtimin e ministrisë së re, reagon Blendi Gonxhja: Privilegj...

Rama i besoi drejtimin e ministrisë së re, reagon Blendi Gonxhja: Privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme

spot_img
spot_img

Blendi Gonxhja, pasi kryeministri Edi Rama e ka propozuar për drejtimin e  ministrisë së re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka reaguar duke thënë se është një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme.

Ndër të tjera ai thotë se do të punojë me përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend!

“Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend!”, shprehet ai.

Kujtojmë  se kreu i qeverisë i ka propozuar dje presidentit të Republikës, Bajram Begaj emrin e Blendi Gonxhes si ministër për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin.

Ky është një dikaster i ri ne qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama sqaron edhe arsyet pse ka shkrirë tre ministri në një të vetëm.

Blendi Gonxhja aktualisht mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Deri më tani, ministër për Ekonominë ka qenë  është Ervin Mete dhe ministër për Kulturën që është Elva Margariti.  Ndërsa ministre për Inovacionin ka qenë në vitin 2013, Milena Harito deri në vitin 2017.

“Blendi Gonxhe, një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të institucionit, orientimin konstant ndaj inovacionit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët, shpejtësinë e integrimit të nënsektorit përkatës në kornizën e standarteve europiane”, shkruante Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular