I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar takimin e parë për këtë vit.
Ai ka udhëtuar në Paris për takim me Emmanuel Bonne, këshilltarin e presidentit francez, Emmanuel Macron, për dialogun Kosovë-Serbi.
Lajçak ka thënë se ka biseduar për përgatitjet për muajt në vijim rreth dialogut.
”Kam përfunduar vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më çoi në Paris. Kisha takime shumë të rëndësishme dhe të dobishme në Quai d’Orsay dhe në Élysée për të përgatitur për muajt në vijim. Jam mirënjohës për mbështetjen e fortë franceze për Dialogun e lehtësuar nga BE dhe punën time”, ka shkruar Lajçak në platformën X.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që shtetet e fuqishme perëndimore të emërojnë emisarë për këtë çështje. Madje edhe liderët e këtyre shteteve po përfshihen që të mundësohet një zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi.
Procesi i dialogut po shoqërohet njëkohësisht në tensione në terren në pjesën veriore të Kosovës.