Përgjatë ditës së sotme do të vijojë mbledhja e qeverisë, e cila nisi që dje në Shëngjin. Mësohet se i gjithë fokusi sot do të përqendrohet mbi objektivat dhe sfidat e vitit 2024.
Kujtojmë se dy ditë më parë kryeministri Edi Rama vendosi të shkrijë tre ministri në një të vetme, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me në krye Blendi Gonxhen. Diskutimi në pjesën për angazhimin e grupit parlamentar të PS në Kuvend është fokusuar ne këto pika:
-Seancat plenare të zhvilluara;
-Interpelanca;
-Mocione me debat;
-Projektligje e depozituar në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë e sa prej deputetëve;
-Prezenca e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione;
-Takimet e ministrave me deputetët;
-Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale;
-Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar;
-Performanca e deputeteve në debate publike, diskutime në seanca e komisione dhe prezenca në zonat elektorale;
-Vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit te opozitës;
-Ligjet ne Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e të dënuarve.