BallinaKronikeEMRAT/Krimi i rëndë në familje pas dëshmisë tronditëse të vajzës, zbulohet identiteti...

EMRAT/Krimi i rëndë në familje pas dëshmisë tronditëse të vajzës, zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Greqi

spot_img
spot_img

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rënë në Greqi, ku Fatmir Talellari 50 vjeç, vrau kunatin e tij pasi pretendon se i përdhunonte të bijën 9-vjeçare.
Viktima është identifikuar si Erjon Pelivani, 33 vjeç.

Ngjarja ndodhi në Volos, ndërsa sipas policisë ka qënë Tarellari që i telefonoi autoriteve për t’ju treguar se kishte ekzekutuar kunatin e tij dhe se do të dorëzohej.

Pak minuta më vonë ai u paraqit në rajonin e policisë dhe u tha agjentëve se kishte ekzekuar viktimën Pelivani pasi vajza e tij 18-vjeçare prej martesës së tij të parë, i kishte rrëfyer se 33 vjeçari e përdhunonte rregullisht në banesën e saj që në moshën 9 vjeçe.

Vajza ishte mbajtur nën presion psikologjik prej Erjon Pelivanit, madje ai kohët e fundit e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video gjatë akteve intime që ata kishin së bashku.

Pasi vajza e denoncoi tek babai i saj, ky i fundit bleu një armë dhe në vazhdim u kërkoi bashkëshortes së tij ti kërkonte të vëllait të vinte ta ndihmonte për një punë.

Pasi të dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e cimentos, në një shesh të izoluar autori fiku makinën dhe pasi nxorri armën e qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.

Mbas rrëfimit të autorit forcat e policisë shkuan në vendin që ai iu tregoi dhe gjetën trupin e viktimës.

Autori do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie ndërse gjatë orëve në vazhdim pritet të merret në pyetje edhe viktima tjetër e kësaj tragjedie, vajza 18-vjeçare e autorit e cila pritet të tregojë detaje rrëqethëse të vuajtjeve të saj nga Erjon Pelivani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular