BallinaEkonomiMakinat, shëndeti, zjarret. Çfarë dëmesh u paguan në 2023? – Si u...

Makinat, shëndeti, zjarret. Çfarë dëmesh u paguan në 2023? – Si u nda vitin e shkuar totali prej 60 milionë euro dëmshpërblime të paguara nga kompanitë

spot_img
spot_img

Kompanitë e sigurimeve kanë paguar një total prej rreth 60 milionë euro dëmshpërblime për të mbuluar dëmet e klientëve të tyre, shifër që edhe për këtë vit dominohet tërësisht nga segmenti i automjeteve.

Scan Televizion ka zbardhur të dhënat zyrtare të tregut të sigurimeve për 11 muajt e vitit që sapo lamë pas, ku bie në sy një rënie shumë e fortë e sigurimit të aksidenteve. Nga  81,4 milionë lekë në 2022, ato kanë rënë me plot 44%, për të mbyllur 11 muajt e vitit 2023 në vlerën 44,3 milionë lekë. Dëmshpërblimet e paguara në portofolet e sigurimit të mallrave në transport si dhe ato nga zjarri kanë shënuar rënë të fortë në 2023, me përkatësisht 63.19% dhe 50.54%.

Ndërkohë që të para në total, për vitin 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,3 miliardë lekë, ose 3.22% më shumë se në muajin janar-nëntor 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 4,386 milionë lekë, afërisht 40 milionë euro apo 69.21% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Më specifikisht, sa i përket segmentit të jo-jetës, 53% e totalit të dëmeve i përket produktit MTPL e brendëshme me 3 miliardë lekë. Sigurimi i mjeteve tokësore renditet në vend të dytë sa i përket pjesës ndaj totali, duke zënë 13.4% të tij, me 775 milionë lekë.

Megjithëse dëmet e paguara në portofolin e sigurimeve nga zjarri dhe fatkeqëistë natyrore janë përgjysmuar në raport me një vit më parë, ai është përgjegjës për 8.68% të totalit. Në thuajse në të njëjtin nivel, ose 8.54% paraqitet totali i dëmeve të paguara nga kompanitë për sigurimin e sëmundjeve, i ndjekur nga kartoni jeshil. Dëmet e paguara në këtë portofol zëne 8.52% të totalit, me 493 milionë lekë të paguara përgjatë 11 muajve të vitit që sapo lamë pas.

Sigurimi i garancive është zëri tjetër me njëfarë peshe në totalin e dëmshpërblimeve me 1.6%, ndërkohë që në vlera shumë të ulëta janë portofolet e tjerë, sigurimi i përgjegjësive, i aksidenteve apo i mallrave në transport. Shumë më modeste janë dëmet e paguara në segmentin e jetës, të cilat megjithëse në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë, nuk e kalojnë totalin e 1.6 miliardë lekëve, apo afërisht 16 milionë eurove. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular