Çmimet e referencës korrespondojnë me vlerën zyrtare që ka një zonë dhe që pasqyrohet në kontratat e shit-blerjeve të pasurisë së paluajtshme. Çmimet janë të ndryshme për qytete dhe zona të ndryshme brenda një qyteti. Në vitin 2023, qeveria miratoi çmimet e reja të referencës në Tiranë të cilat pësuan një rritje të konsiderueshme.
Për shembull në zonën e Porcelanit çmimi aktual i referencës është 98.500 lekë/m2. Por tashmë, ky çmim nuk do të jetë unifikues, pasi secilit posedues apartamenti apo ndërtese, në momentin e shitjes do t’i bëhet edhe zbritja përkatëse duke marrë në konsideratë moshën e saj.
Pra nëse një apartament 100 m katror në këtë zonë shumëzuar me çmimin reference 98.500 lekë/m2, kushton 9 milionë e 850 mijë lekë dhe ka një moshë 30 vjeçare, çmimi i referencës amortizohet me 30 %, duke zbritur 2 milionë 955 mijë lekë, dhe totali arrin në 6 milionë e 895 mijë lekë. Në këtë mënyrë banesat më të amortizuara do të kenë vlerë më të ulët zyrtare.
Ky udhëzim që vjen si kompletim i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që ka hyrë në fuqi më 1 Janar 2024, pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në tregun e shit-blerjeve të pasurive të paluajtshmne, duke u pasur me ulje të interesit për të blerë njësi banimi të vjetra si dhe do të ulë kostot për ndërtuesit apo shtetin, në rastet kur blejnë terrene të zëna nga ndërtesa të vjetra dhe që duhet ti shpronësojnë. SCAN