BallinaPolitikeTre nismat e bllokuara në Parlament që kërkojnë 84 vota

Tre nismat e bllokuara në Parlament që kërkojnë 84 vota

spot_img
spot_img

Parlamenti nuk mundi të votojë në sesionin e kaluar ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar me 84 vota. Amnistia penale, zgjedhja e Avokatit të Popullit, Reforma Zgjedhore dhe pagat e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese kanë mbetur në sirtarët e kuvendit dhe presin kartonët jeshil të deputetëve për tu miratuar.

Sesioni i ri parlamentar pritet të sjell me vete edhe projektligje të pa miratuara për shkak të mungesës së konsensusit mes maxhorancës dhe opozitës. Amnistia penale për të dënuarit pret dritën jeshile në parlament për të liruar nga burgu rreth 600 të dënuarit për vepra të lehta penale. Prej majit të 2022-it Erinda Ballancës i ka përfunduar mandati në krye të Avokatit të Popullit, por ngërçi i krijuar mes palëve politik ka bërë që ajo të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e pasuesit të saj.

Drafti që rrit pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka mbetur ende në sirtarët e Kuvendit dhe pret bashkëpunimin e palëve. Reforma Zgjedhore gjithashtu është një tjetër çështje që kërkon shumicë të cilësuar të votave për të korrigjuar rregullat e votimit. Parlamenti ngriti një grup pune për korrigjimin e ligjeve të reformës në drejtësi, ligje të cilat ende nuk janë sjellë për votim por kërkojnë gjithashtu 84 vota.

Të hënën e 15 janarit, rifillon jeta parlamentare dhe socialistët e demokratët do të duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të miratuar ligjet me shumicë të cilësuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular