BallinaAktualitetArtan Hoxha: Shqiptarët e Dubait nga bota e krimit dhe narkotrafikut po...

Artan Hoxha: Shqiptarët e Dubait nga bota e krimit dhe narkotrafikut po blejnë prona në Portin e ri të Durrësit

Gazetari Artan Hoxha foli për pallatet dhe marinën e jahteve, që do të zëvendësojnë Portin e Durrësit, një projekt i prezantuar nga qeveria me pompozitet. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se personazhe të botës së krimit dhe narkotrafikut, të cilët jetojnë në Dubai, po investojnë në këto ndërtime, madje ai tha se shumë apartamente në brezin e parë janë shitur, pa nisur ende hapja e gropës. 

“Në tetor të vitit të kaluar, kur në Shiqipëri u tha se kompania e madhe Emaar, që në Dubai e sheh në 80% të ndërtesave, isha kurioz dhe pyeta ata të fushës që merremi ne, të paekstradueshmit e Shqipërisë, përfaqësuesit e botës së krimit dhe narkotrafikut, më thanë se kanë filluar shitjet. Nuk e besova. Më thanë, ke kohë nesër dhe më çuan te vendi ku ishin hapur shitjet për Durrësin. Kishin nisur shitjet në Dubai. Atje ma treguan dhe më çuan te vendi ku bëheshin shitjet.

Shkova tani në dhjetor, po në Dubai, po të njëjetën njerëz atje, kishin mësuar këtë lajmin, më duket se Alabari është tërhequr. Por pastaj ai doli te Fevziu. Sepse lajmi që është tërhequr Alabari, kishte bërë që të tërhiqeshin te blerjet atje.

Një pjesë e këtyre personazheve që vijnë nga narko-trafiku dhe bota e krimit dhe në Dubai nuk ka pengesë për ta, kishin këtë pretendim, nuk sjellim dot paratë në Shqipëri, por mund të depozitojmë paratë në Dubai dhe në Durrës të marrin apartamente kur të mbarojë.

Kam parë maketin, kam takuar edhe arkitektë, më kanë treguar se te brezi i parë, me pamje nga deti janë shitur. Blerësit një pjesë e mirë janë shqiptarë që rrinë në Dubai, kjo botë që të thashë unë. Në Dubai nuk të pyet njeri se si gjen paratë.

Alabari po ti ketë paratë, kur Dubai është epiqendër botërore, si do të marrë ai ato para nga Emiratet dhe do ti sjellë në Ballkan?

Shumë moderatorë, i kam parë te Burj Khalifa atje me Alabarin. Këtu nuk e fton dot, duhet të bësh një rrugë në Dubai dhe e sqaron njëherë e mirë”, tha Hoxha. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular