BallinaBotaPartia gjermane organizoi një takim të fshehtë/ Zbardhet plani për dëbimin e...

Partia gjermane organizoi një takim të fshehtë/ Zbardhet plani për dëbimin e miliona njerëzve nga territori

spot_img
spot_img

Pjesëtarë të subjektit politik Alternativa për Gjermaninë (AfD) janë mbledhur në një takim të mbyllur ku ndër të tjera është kërkuar largimi i miliona njerëzve nga Gjermania, ka raportuar media gjerman ZDF.

Sipas kësaj medie grupi ekstremistë i djathtë është mbledhur në afërsi të qytetit Potsdam, në nëntorin e 2023-s ku ka prezantuar planin për deportimin në masë të gjermanëve.

Plani është prezantuar nga Martin Sellner, i njohur si pjesë e nismës politike “Identitarian Movement”, ku ndër të tjera thuhet se shtetasit gjermanë do të dërgoheshin në Afrikë.

Sipas qendrës kërkimore Correctiv Sellner tha se ata donin të miratonin “ligje të përshtatura” në mënyrë që të krijonin “presion të lartë për t’u përshtatur” ndaj njerëzve me një sfond emigrimi.

AfD-ja është themeluar në vitin 2013 dhe kishte fituar një ndikim në politikën gjermane. Ajo e kishte shpallur veten alternativë ndaj politikave tradicionale, me fokus migracionin, euro-skepticizmi dhe kritika kundër Bashkimit Evropian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular