Real Madrid është finalisti i parë i Superkupës së Spanjës, pasi ka mundur në derbi Atletikon në ndeshjen e parë gjysmëfinale të miniturneut që po zhvillohet në Arabinë Saudite.
Dy skuadrat kanë dhuruar një ndeshje të jashtëzakonshme, me emocione të shumta e përmbysje situatash. Atletiko shënoi golin e parë me anë të Hermoso, por Reali përmbysi shpejt gjithçka me Rudiger dhe Mendi. Gjithsesi, një aksion personal spektakolar i Grizman vulosi barazimin 2-2 në fund të pjesës së parë.
Autogoli i Rudiger la të mendohej se Atletiko do të dilte fitimtar nga ky duel, por Karvahal finalizoi pak minuta para fundit golin e barazimit 3-3 që çoi ndeshjen në shtesa. Aty, skuadrat dukej se po u drejtoheshin gjuajtjeve të penalltive.
Por një autogol i Saviç në minutën e 116 i dha avantazhin Realit e më pas në shtesën e shtesës, Brahim Diaz me një kundërsulm vulosi fitoren 5-3 për skuadrën e tij që shkon në finale ku do të gjejë fituesen e çiftit Barcelona-Osasuna.
REAL MADRID-ATLETIKO MADRID 5-3
20′ Rudiger, 30′ Mendi, 85′ Karvahal, 116 (ag) Saviç, 120+2′ Brahim Diaz / 6’ Hermoso, 37′ Grizman, 78′ (ag) Rudiger
GOLI I BRAHIM DIAZ (VIDEO)
AUTOGOLI I SAVIC (VIDEO)
GOLI I KARVAHAL (VIDEO)
AUTOGOLI I RUDIGER (VIDEO)
RASTI I KARVAHAL (VIDEO)
RASTI I RODRIGO (VIDEO)
GOLI I GRIZMAN (VIDEO)
GOLI I MEDNI (VIDEO)
GOLI I RUDIGER (VIDEO)
GOLI I HERMOSO (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE