BallinaAktualitet“Tri fatura fiktive u lëshuan nga biznesi i Ermal Mamaqit”, Llabani zbulon...

“Tri fatura fiktive u lëshuan nga biznesi i Ermal Mamaqit”, Llabani zbulon detaje nga hetimet: Kapin shifrën mbi 325 mln lekë

Analistja Anduena Llabani foli në MCN Live mbi një tjetër çështje hetimore ndaj ish-ministrit Beqaj, ku përfshihet edhe biznesmeni dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi. Llabani tha se bëhet fjalë për tre fatura fiktive që janë objekt hetimi i SPAK-ut. Këto fatura janë lëshuar nga një biznes që drejtohej 50 për qind nga Mamaqi, dhe 50 për qind nga një biznesmen tjetër. Në total faturat fiktive kapin vlerën 325 milionë e 916 mijë lekë.

Në fund të viti 2023 SPAK-u tha që ka dyfishin e çështjeve për pastrim parash. Janë rreth 69 procedime të reja të regjistruara për afera korruptive. Një tjetër prokurore, Karçini, ka nisur një tjetër hetim në lidhje me të gjitha fondet, në kohën kur Beqaj ka drejtuar projektin e BE, mbi fonde që silleshin në Shqipëri dhe ka rezultuar që 3 fatura që janë objekt hetimi në SPAK, janë duke u verifikuar për mënyrën se si janë lëshuar. Është humoristi Ermal Mamaqi, i cili figuron bashkëpronar në disa biznese, i cili ka lëshuar fatura fiktive për llogari të projekteve që drejtonte z.Beqaj. Bëhet fjalë për tre fatura që kanë rënë në duart e SPAK-ut. Se si kanë rënë ne nuk e dimë. Janë tre pagesa që janë kryer, nga një biznes i drejtuar 50 për qind me 50 nga Ermal Mamaqi dhe një biznesmen tjetër. Faturat janë fiktive me vlerën 325 milionë e 916 mijë lekë. Bëhet fjalë për këto fatura që janë primare në hetim. Është shumë herët për të thënë nëse kemi të bëjmë me fatura të tjera që s’kanë të bëjnë vetëm me një biznes, por kanë të bëjnë edhe me biznese të tjera. Do të shohim nëse do zgjerohet rrethi i ministrave që kanë pasur në dorë këto para, në lidhje me fondet e bujqësore, apo do mjaftohemi me z.Beqaj dhe disa biznesmenë. Për tre faturat fiktive bëhet fjalë për dy biznesmenë, Ermal Mamaqi dhe një biznesmen tjetër”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular