E rëndë! Shkoi për t’u paraqitur në seancën gjyqësore, ndërron jetë një qytetar në Gjykatën e Tiranës! Çfarë dyshohet

0
237

Një qytetar ka ndërruar jetë në Gjykatën Penale të Tiranës paraditen e sotme (12 Janar).

Mësohet se viktima po qëndronte i ulur në stol, kur i ka rënë infarkt.

Ai raportohet se kishte shkuar në Gjykatë për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore.

Kur ambulanca ka shkuar në institucionin e drejtësisë, mësohet se qytetari kishte ndërruar jetë.