BallinaEkonomiGjurma e re e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do të kalojë nga Shkodra e...

Gjurma e re e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do të kalojë nga Shkodra e Gjakova. Ja stacionet në Shqipëri

spot_img
spot_img

Linja hekurudhore që do lidhë Shqipërinë me Kosovën parashikohet të ketë një gjurmë, që nis në Portin e ri të Durrësit në Porto Romano, vazhdon drejt Shkodrës, Gjakovës e përfundon në Prishtinë.

Teksa, aktualisht po hartohet studimi i fizibilitetit, që merr në konsideratë 3 alternativa, kryeministri Edi Rama bëri me dije detajet, duke shtuar se ky variant është i preferueshëm, për shkak të afërsisë me linjën tjetër hekurudhore Vorë – Hani i Hotit.

Nëse ky variant finalizohet, atëhere 2 hekurudhat do të kenë itinerar të përbashkët nga Vora, drejt Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës dhe Shkodrës. Ndërkohë që, linjë e re do të nevojitet nga Porti i ri i mallrave në Durrës, deri në Vorë, si dhe nga Shkodra, drejt Gjakovës dhe Prishtinës. Ndërkaq, kjo alternativë është mbështetur edhe nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës, Liburn Aliu.

Punimet për linjën hekurudhore Vorë – Hani i Hotit pritet të nisin gjatë këtij viti, teksa përvecc kredive edhe qeveria ka akorduar një buxhet fillestar për zbatimin e projektit. Ndërkohë që, studimi I fizibilitetit për linjën  Durrës – Prishtinë po kryhet nga bashkimi i kompanive ILF Consulting Engineers Austria GmbH & ABKONS SH.P.K. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular