Ka nisur dje mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Ashtu siç njoftoi dhe Kuvendi, mbledhja nisi në orën 12:00, ku do të shqyrtohet programi 15 janar-23 shkurt. E pranishme në mbledhje është vetëm, Jorida Tabaku.
Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve në ambientet e Kuvendit, ku pritet të të shqyrtohet programi 15 janar-23 shkurt.
Sakaq në një reagim në rrjetet sociale, deputetja demokrate dhe kryetarja e grupit parlamentar të PD-së Flutura Açka, ka deklaruar se ajo nuk është njoftuar për këtë mbledhje.
“Zonja Nikolla, Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve. Kjo është e papranueshme, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare.
Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”, shprehet ajo.