Në një intervistë televizive Vangjeli theksoi se ndryshe nga PD-ja e cila ndodhet e përçarë në disa pjesë, në PS nuk ka rryma dhe klane.
Curri ka kundërshtuar fort Vangjelin, i cili theksoi se “nëse nuk ka rryma, nuk ka jetë” brenda një partie politike.
Mirëpo, Vangjeli vijoi të insistonte duke u shprehur se: “Zhurma e daulleve të luftës që ka 3 vjet e kusur që ndodh në PD, pengon të shihet çka ndodhë në PS. Unë ju them, këtë që nuk ka aleanca dhe armiqësi të qëndrueshme në PS”.
Pjesë nga debati:
Vangjeli: Nuk mund të bëjë punë të mëdha në shtet ai që s’ka bërë punë të vogla’ ka thënë
Konfuci. Pushteti buron nga partitë, edhe demokracia po ashtu. Prandaj unë nuk bie dakord me
Currin. Nuk ka rryma dhe klane në Partinë Socialiste.
Curri: Cfarë the? Nuk ka rryma?
Vangjeli: Ma dëgjo njëherë se ndoshta biem dakord rrugës…
Curri: Jo, jo. Unë nuk bie dakord me premisën sepse mund të thuash që ‘nuk mund të jenë këto rrymat’, por jo ‘nuk ka rryma’.
Vangjeli: Merre kështu, është një pikë atje në mes që është Rama dhe…
Curri: Lëri këto dhe bjeri në kokë sepse nga njëra anë apo tjetra realiteti do të na tregojë të dyve. Herën e fundit më the që do të lirohet Beleri, unë të thash jo dhe ashtu ndodhi…
Zheji: Po s’ka rryma s’ka jetë? Ti po thua që s’ka jetë në qeverinë Rama?!
Vangjeli: Të duket e çuditshme ty. Unë them që është Rama në mes dhe të tjerët ndërveprojnë të gjithë me Ramën.
Duma: Pra ti po thua që PS është një rifuxhio. Pra ndryshe nga PD, në PS është Rama dhe pjesa tjetër është një rifuxhio?!
Vangjeli: Zhurma e daulleve të luftës që ka 3 vjet e kusur që ndodh në PD, pengon të shihet çka ndodhë në PS. Unë ju them, këtë që nuk ka aleanca dhe armiqësi të qëndrueshme në PS.