BallinaAktualitetBFS: 3% e banorëve të Zvicrës janë shqiptarë. Ja si ndahen sipas...

BFS: 3% e banorëve të Zvicrës janë shqiptarë. Ja si ndahen sipas trojeve..

spot_img
spot_img

Thuhet se tre për qind e popullatës prej 9 milionë banorëve të Zvicrës janë shqiptarë. Këtë e ka konfirmuar edhe Zyra Federale e Statistikave në Bernë, përcjell albinfo.ch.

Sipas kësaj zyre, 300 mijë banorë të Zvicrës janë shqiptarë, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre janë nga Kosova.

Christoph Freymond nga kjo zyrë ka thënë se numri i shqiptarëve në Zvicër është shtuar dukshëm dhe më shumë se komunitetet e tjera.

“Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”, ka thënë Freymond.

Referuar Zyrës Federale të Statistikave, mbi 90 mijë shqiptarë posedojnë pasaporta zvicerane.

Nga 300 mijë shqiptarët në Zvicër, mbi 200 mijë janë nga Kosova, 70 mijë nga Maqedonia, 20 mijë nga Lugina e Preshevës dhe 3500 nga Shqipëria.

Sipas Bernës zyrtare, shqiptarët sot në Zvicër përbejnë komunitetin më të madh dhe më të rëndësishëm në këtë vend, të cilët janë shembull suksesi dhe integrimi. tch/Albinfo.ch

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular