Trazirat kanë përfshirë edhe futbollin anglez gjatë ditës së sotme. Tifozët e skuadrës së Redingut në Ligë 1 organizuan një pushtim masiv të jashtëzakonshëm në fushë për të protestuar kundër pronarit kinez, Dai Jongi, duke çuar në braktisjen e ndeshjes, ndonëse klubi i goditur ju lut mbështetësve të dilnin nga terreni.
Ndeshja e Redingut në “League One” kundër Port Vale u braktisur pasi tifozët organizuan një pushtim masiv në fushë për të protestuar kundër pronarit të klubit Dai Jongi.
Pushtimi i fushës ndodhi në minutën e 16-të të ndeshjes, kur rezultati ishte 0-0. Zgjodhën pikërisht këtë minutë, pasi 16 janë që Redingut i janë zbritur në klasifikim për problemet financiare.
Pamjet nga tribuna treguan qindra tifozë që pushtonin fushën e lojës, duke hedhur më parë topa tenisi.
Mbështetësit qëndruan në fushë për më shumë se një orë, përpara se të konfirmohej se ndeshja u shty përfundimisht.
EFL tha se do të diskutojë implikimet e braktisjes me të dy klubet.