Nga Bujar Leskaj
34 vjet më parë, në 14 Janar 1990, në Shkodër u zhvillua demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri.
3000 qytetarë shkodranë, të rinj e të reja, u ngritën në protestë kundër regjimit komunist dhe vendosën të heqin bustin e Stalinit, në qendër të qytetit.
Mesazhi ishte i qartë: Shqipëria do të ndahej nga diktatura komuniste dhe nga regjimi gjakatar!
Drejtuesit dhe organizatorët e protestës së parë antikomuniste ishin: Gjergj Livadhi, Ded Kasneci, Redi Monajka, Flamur Elbasani, Viktor Martini, Nikolin Thana, Klaudio Daka, Tonin Dema, Brahim Bilali, Tefë Cunami, Skënder Madani, Apollon Haxhi.
Atyre ju bashkuan edhe studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Kjo datë dhe këta heronj do të ngelen gjithmonë të skalitur në kujtesën historike të kombit, si pararendës të pluralizmit politik, që solli Lëvizja Studentore të Dhjetorit 1990, ku studentët shkodranë, me në krye Heroin e Demokracisë, Arben Broci ishin në ballë dhe themelues të Partisë Demokratike.