Heidi Baci shqiptarja e cila u bë pjesë e Big Brother Italia, por u largua për shkak të një lidhje që pati brenda shtëpisë me Massimiliano Varrese tashmë është pjesë e BBVIP3 në Shqipëri.
Mediat italianë kanë shkruar për Heidin, ndërsa thonë se 26-vjeçarja u largua nga versioni italian i programit pas takimit me të atin, i cili ishte shqetësuar për afrimitetin që ajo krijoi me aktorin Massimiliano Varrese.
“Hyrja e saj u bë në episodin e së shtunës 13 janar dhe në prezantim u përmend Massimiliano Varrese arsyeja pse u largua nga reality shoë në Itali”, shkruajnë mediat në shtetin fqinj.
Në prezantim ajo tregoi historinë e saj në Itali, duke përmendur edhe Massimiliano Varrese dhe ardhjen e babait të saj për ta larguar.
Pse u largua nga BB Italia?
Ishte tetori i vitit të kaluar kur Heidi Baci vendosi të largohej nga Grande Fratello pasi takoi të atin live, pak më shumë se një muaj pas fillimit të reality shoë-t. Burri kishte thënë se ishte i pakënaqur me afërsinë e vajzës së tij me aktorin Massimiliano Varrese dhe për këtë arsye i kishte kërkuar asaj të kthehej në shtëpi.
E shqetësuar, vajza zgjodhi të largohej, duke i komunikuar produksionit vendimin e saj. Më pas ajo u kthye për një takim të shkurtër me ish-shokun e dhomës, duke i thënë që të mos fliste më për familjen e saj.