Anëtari i njohur i mafies greke, Vangelis Zampounis, u ekzekutua natën e kaluar në qendër të Athinës. Sipas informacioneve të para, të publikuara nga mediat helene mbi viktimën u qëlluan me mbi 80 plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Ndërkohë pak pas krimit të rëndë, në dalje të Athinës u gjet edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezulton e marrë me qira. Brenda makinës u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmin mbi Zampounis.
Viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafias greke. Para 4 vitesh ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur t’i jepte goditjen përfundimtare.
Policia greke po mbledh materiale nga kamerat e sigurisë që kanë regjistruar momentin e ekzekutimit, si dhe lëvizjet e autorëve para dhe pas vrasjes, ndërsa ka marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit një taksist, i cili në atë moment ndodhej në pikën e karburantit.