BallinaOP EDKush mund ta drejtojë përkohësisht Bashkinë Himarë?

Kush mund ta drejtojë përkohësisht Bashkinë Himarë?

spot_img
spot_img

NGA AGRON HAXHIMALI 

Zgjedhjet në Bashkinë Hi marë ku kryetari fitues me vota nuk drejton dot bashkinë aktualisht ka krijuar mjaft diskutime dhe shqetësime në shumë aspekte. Kjo ngjarje u krijua nga politika jo e përgjegjshme, i ngeli në dorë sistemit të drejtësisë së re dhe po kërkohet dhe mund të zgjidhet nga diplomacia.

Sigurisht që në një sistem demokratik dhe me institucione që funksionalitetin e bazojnë në Kushtetutë dhe ligj, në parime dhe rregulla të drejta, çështje të tilla që prodhojë konflikte me ndjeshmëri të mëdha kombëtare, të fqinjësisë dhe më gjerë duke u shtirë me ndikime negative në proceset e integrimit të vendit tonë, nuk do të ndodhnin. Por tani jemi para fakteve të kryera për çfarë prodhoi politika dhe sistemi i drejtësisë për rastin ‘Himara’. Ngërçet ligjore dhe anomalitë që prezantohen, duket sikur krijojnë hallkat e një zinxhiri që zgjatet në kohë, por gjithsesi zinxhiri mbetet i dobët dhe me pak vullnet të mirë këputet.

Por, nuk ekziston luksi të presim dhe humbasim kohë duke mos ndërhyrë për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së Bashkisë Himarë. Ndërhyrja kërkon lidership, vullnet, vertikal dhe lokal, konsensus sa më të gjerë dhe mirëkuptim. Po cilat zgjidhje mund ta normalizojnë dhe qetësojnë situatën deri në rikthimin e pushtetin legjitim nga vota? Në situatën ku jemi, mendoj dhe propozoj se opsionet që çojnë në një zgjidhje të çështjes ‘Himara’, në rrethanat, ngërçet dhe anomalit aktuale janë dy:

1- Zgjidhja qendrore. Kjo rrugë kalon nga Këshilli i Ministrave, referuar rolit primar në qeverisjen e vendit, por edhe referuar qëndrimeve të kryeministrit, që është shprehur mbi pamundësinë e drejtimit të Bashkisë Himarë nga drejtuesi aktual, që kandidoi dhe humbi në zgjedhjet e 14 majit, duke aluduar për t’i kërkuar dorëheqjen. Ky ishte qëndrim i mirë i kryeministrit, por duhet ta shoqëronte me veprime konkrete dhe mos të humbë kohë me qasja të tjera.

Veprimi që mund të bëjë kryeministri si zgjidhje qendrore, siç e ka përmendur ai vetë, është ndjekja e “praktikave evropiane” për të emëruar një drejtues të përkohshëm në Bashkinë Himarë. Edhe pse të tilla praktika shqiptare vështirë shumë të gjesh. Kjo zgjidhje mendoj se mban erë peshk. Nuk e qetëson situatën, nuk e zgjidh konfliktin, do të përforcohet opinioni se qeveria do ta ketë në kontroll Bashkinë Himarë për interesa të saj etj.. Në këtë rast, nxjerrja e aktit nga kryeministri s’do ishte zgjidhje e mirë. Por, akoma më e keqe nëse emri i drejtuesit të përkohshëm në bashki do të vijë nga negociata me palën greke.

2-Zgjidhja lokale (e frymëzuar dhe mbështetur vertikalisht). Do të thotë që këshilli bashkiak, që është parlamenti bashkisë, i përbërë nga 21 të zgjedhur, gëzon legjitimimet kushtetues që të përfaqësojë tërë komunitetet, tërë territorin dhe një spektër të gjerë politik, të marrë në dorë fatet dhe zgjidhjen nën juridiksionin e tij.

Cilat mund të jenë opsionet që unë u sugjeroj për zgjidhjen e përkohshme. Ka dy opsione të mundshme dhe mjaftueshëm të pranueshme.

a-Këshilli bashkiak me konsensus të grupeve të këshilltarëve të votojë për drejtues të përkohshëm të bashkisë, njërin nga radhët e tij, por me kushtin që të jetë, ose këshilltar/ja më e vjetër në moshë ose këshilltaren/in më të ri në moshë. Kjo është një zgjidhje sa natyrale, po aq dhe neutrale nga qasja rastësore.

b-Këshilli bashkiak të votojë për drejtues të përkohshëm të bashkisë një nga tre këshilltarët e propozuar nga opozita, me kusht që një nga tre kandidaturat të jetë këshilltare grua. Mendoj se ky opsion është me i shëndetshmi, do të dëshmojë aftësi dhe kapacitete të larta integruese të politikës lokale dhe qendrore, do të dëshmojë se dimë të gjejmë zgjidhje brenda vetës dhe vendit.

Kjo zgjidhje ushqen mirë dhe shëndetshëm diskurset diplomatike; do të shërbejë si leksion i mirë. Por për ta ushqyer mirë qasjen konsensuale dhe për ta mbajtur atë të qëndrueshme, propozoj që zëvendësdrejtuesi i përkohshëm i bashkisë të jetë nga radhët e maxhorancës në këshillin bashkiak, duke marrë besimin e të gjithë këshilltarëve.

*Drejtori ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular